Siguria dhe shëndeti në punë të garantuara tashmë me ligj edhe në Shqipëri, janë detyrim i punëdhënësit, që duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësit, apo punëmarrësi duhet të plotësojë disa detyrime për të garantuar të drejtën e sigurisë dhe shëndetin e tij në punë?!
Për të kuptuar këtë detyrim, por edhe për të mbrojtur këtë të drejtë, Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me I-Labs organizoi në datën 18 korrik 2014, Kursin mbi sigurinë në punë me titull “Siguria në punë: Kosto apo përfitim? Vlera e personit në qendër të organizatës”. Eshtë Kursi i dytë mbi Sigurinë në punë që organizohet me iniciativën e presidentit të Fondacionit P. Daniele Bertoldi, për të gjithë punonjësit e strukturave të Fondacionit që përfshin: Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”; Poliambulancën “Atë Luigji Monti”; Klinikën Stomatologjike; Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive.
Punonjësit e Fondacionit u trajnuan mbi veprimet që duhet të ndërmerrnin në rastin e rënies së zjarrit në ndërtesë. Tre janë elementët e domosdoshëm për çdo ndërmarrje që të sigurohet në rastin e zjarrit në ndërtesë:
1. Sistemi i sigurisë kundër zjarrit, nëpërmjet të cilit sigurohet spërkatja me ujë në mënyrë automatike në momentin që ndjehet tymi;
2. Shkallët e emergjencës, si një mundësi e shpejtë për të lehtësuar daljen e punonjësve nga ndërtesa në një kohë sa më të shkurtër pas rënies së zjarrit;
3. Fikëset e zjarrit , që duhet të gjenden kudo në ndërtesë dhe të jenë të llojeve të ndryshme sipas llojeve të zjarrit ( fikëse zjarri me ajër, me shkumë, me ujë etj.)
Z.Klajdi Nikolla (nga Mbrojtja Civile, Prefektura e Tiranës) shpjegoi në mënyrë praktike si realizohet parandalimi i zjarrit duke sjellë përvoja dhe modele të rasteve konkrete të rënies së zjarrit.
Prof. Luisa Zappini (nga Mbrojtja Civile italiane) trajtoi temën: “Mbikqyrja e Shëndetit dhe shëndeti i punonjësit”, duke theksuar rëndësinë e madhe që ka mirëqenia e individit në suksesin e një shoqërie. Kënaqësia me të cilën vjen në punë individi, sjell produktivitet më të lartë në punë, gjë që përkthehet në përmirësim të shoqërisë dhe në përfitim për punëdhënësin. Buzëqeshja në mëngjes për të nisur mbarë ditën, por dhe për të ndërtuar marrëdhënie reciproke respekti me kolegët, sjell kënaqësi dhe dëshirë për punë tek individi (duke konfirmuar thënien: miqtë i zgjedh, kolegët i gjen në punë). Në Itali, në disa shoqëri janë punësuar konsulentë që lëvizin mes punonjësve për t’i bërë ata të buzëqeshin, për t’iu dhënë kënaqësi. Në këtë mënyrë ata rrisin produktivitetin e tyre në punë e rrjedhimisht rrisin përfitimet e shoqërisë.
Av. Francesco Pantaleo, (përfaqësues i ILabs -International Laboratory for Safety and Development of Work) i dha rëndësi konceptit të organizatës nga njëra anë dhe rolit të individit brenda organizatës. Me organizatë kuptojmë një bashkim të personave të mbledhur me një qëllim unik, mes të cilëve ndahen aktivitetet, punët për t’u bërë, sipas disa normave të stabilizuara në role, të lidhur mes tyre në mënyrë hierarkike, në raport me një ambjent të jashtëm. Ndërsa individi ndodhet në qendër të një dhome/zyre; dhoma/zyra në qendër të një ndërtese; ndërtesa në qendër të një ndërmarrjeje e kështu me radhë. Pra kuptohet marrëdhënia e varësisë së individit nga organizata në të cilën bën pjesë, por njëkohësisht edhe varësia e organizatës nga individët që e përbëjnë atë. Në këtë kuptim kostot që harxhon organizata për sigurinë dhe mirëqënien në punë të punonjësit, i kthehen në përfitime nëpërmjet produktivitetit të lartë të punonjësve. Pra ato që sot mund të duken shpenzime, nesër do të jenë përfitime. Ky është thelbi i dualizmit kur flitet për sigurinë dhe mirëqenien e punonjësve në punë: “Sa kushton ta bësh!?/ mos ta bësh?!”
Z. Luigi Trigiani (Drejtor i Unioncamere Puglia në Tiranë) foli mbi rëndësinë që ka individi në qendër të organizatës. Çdo gjë materiale blihet, makineritë e avancuara, kompjuterat, programet e fundit kompjuterike... etj., por nëse mungon individi i motivuar dhe i aftë për t’i përdorur këto makineri, atëherë i gjithë investimi shkon kot. Nëse arrihet mirëqenia dhe kënaqësia e individit në
vendin e punës, atëhere produktiviteti i tij në punë do të jetë më i lartë, e si rrjedhojë vetë shoqëria do të arrijë përfitim më të lartë.
Av. Francesco Di Bono (Përgjegjës i Zyrës “Çështjet Ligjore” të Drejtorisë Territoriale të punës në Bari nga Ministria italiane e punës) trajtoi temën: “Strategjia Evropiane e shërbimeve të inspektimit për shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve”
Av. Di Bono përshkroi në mënyrë të përmbledhur rolin e “Agjensisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në punë” me qendër në Bilbao, si një organizatë që kontribuon në qëllimin për ta bërë Europën një vend më të sigurtë, më të shëndetshëm e më produktiv në punë. Kjo Agjensi promovon një kulturë parashikimi të rrezikut për të përmirësuar kushtet e punës. Shqipëria është një hap para shumë vendeve të tjera të Be-së, sepse e ka hapur një qendër të kësaj agjensie në Tiranë. Shqipëria si një vend në zhvillim, nuk ka përse të kalojë rreziqet e vendeve të tjera, sepse ka mundësinë të mësojë prej eksperiencave të të tjerëve dhe të jetë koherente në parashikimin e rreziqeve dhe në edukimin e një kulture të re të sigurisë në punë. Ndërkohë që në Itali janë norma sanksionuese, të cilat parashikojnë dënime ( të përkthyera në kosto apo gjoba) për çdo shkelje të sigurisë në punë. Dhe si pasojë punëdhënësve u intereson pak shëndeti dhe siguria e punonjësve në punë, atyre u intereson më shumë të mos paguajnë gjoba për shkelje të sigurisë në punë.
Sot është shumë e rëndësishme të flitet për parashikim të rreziqeve dhe sidomos për funksionin edukativ të kulturës së parashikimit. Edukimi që prevalon mbi sanksionin është sfida e së ardhmes. Edukimi që duhet të bëhet nëpërmjet fushatave publicitare (për punëmarrësit dhe punëdhënësit aktualë) dhe fushatave informative në shkolla ( për edukimin e gjeneratave të së ardhmes). Kështu kultura e Sigurisë në punë do të na bëjë të ndërgjshëm që të punojmë pa rrezikuar as jetën, as shëndetin, sepse “Puna duhet të ta japë jetën, jo të ta marrë”.
Elsa Deda
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com