Siguria në plazhe, bllokohen 11 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjobiten me nga 10 mijë lekë drejtuesit

Siguria në plazhe, bllokohen 11 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjobiten me nga 10 mijë lekë drejtuesit

 Policia kufitare ka bllokuar 11 mjete mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Konkretisht janë bllokuar 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.

Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese. Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.

Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant