VIDEO/ Siguria në plazhe, ndëshkohen shkelësit në nisje të sezonit turistik! Bllokohen 10 mjete lundruese në Vlorë, Durrës e Velipojë

Në nisje të sezonit turistik, Policia Kufitare ka ushtruar kontrolle në vijën bregdetare në gjithë vendin. 10 mjete lundruese janë bllokuar në Vlorë e Durrës e Velipojë. Këto janë masat e para ndëshkuese që merren në nisje të sezonit turistik, me qëllim grantimin e sigurisë për të gjithë pushuesit.

5 mjete lundruese në Vlorë dhe në Durrës janë bllokuar për mungesë dokumentacioni, ndërsa pronarët janë gjobitur me nga 10.000 lekë të rinj secili.  

Ndërkohë, 5 Jet Ski janë bllokuar në Vlorë, Durrës e Velipojë pasi drejtuesit e tyre kishin thyer kordonin e sigurisë në plazhe. 4 pronarët janë gjobitur me 20 000 lekë secili për mosrespektim të perimetrit të sigurisë. 

“Policia Kufitare apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për  respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.  

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, të të gjithë vijës bregdetare”, njofton policia.

Nga Ksamili në Velipojë janë kontrolluar 78 mjete lundruese, kryesisht Jet Ski, skafe dhe gomone. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:10
Dhërmi/ Rrezikoi jetën e plazhistëve në det, drejtuesi i motorit të ujit gjobitet me 100 mijë lekë, bllokohet mjeti lundrues

DHËRMI – Është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë drejtuesi i një mjeti lundrues në plazhin në Palasë.

Policia njofton se personi i identifikuar me inicialet K.L. teksa lundronte me një Jet Ski ka shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Po ashtu, policia ka bllokuar dhe mjetin lundrues në fjalë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e ????Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues Jet Ski që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. L., me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe kanë bllokuar mjetin lundrues në Portin Himarë”,-njofton policia.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës