Policia ka arrestuar në flagrancë katër shoferë për shkelje të rënda të kodit rrugor.
Në Durrës është arrestuar 24 vjeçari me iniciale D.A. dhe 40 vjeçari A.K., banues në Fshatin Bubq, Krujë pasi janë konstatuar nga policia duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.
Ndërsa një 35 vjeçare me inicialet S.L., pasi ka qenë në gjendje të dehur, është përplasur me makinën që drejtohet nga 41 vjeçari me iniciale B. B. dhe është dëmtuar këmbësori shtetasi K.M., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në Nikël të Krujës është arrestuar 37 vjeçari me iniciale L. K., pasi duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka përplasur një mjet bujqësor me drejtues 71 vjeçarin me iniciale H.T., i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Vetëm ditën e sotme janë pezulluar 51 leje drejtimi, ku nga këto 27 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Me masë administrative janë ndëshkuar përgjatë 72 orëve 1034 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, tejkalim të normave të shpejtësisë, mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorim i celularit, mosvendosje të kaskës mbrojtëse, etj.
Polica Rrugore Durrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve por dhe për këmbësorët për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.4%
-
Pak
81.1%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmet/ Makina 'Benz' rrokulliset dhe përmbyset anash rrugës, plagoset drejtuesi 79-vjeçar! Ja për çfarë dyshon policia (EMRI)
17 Mars, 15:28
-
Tiranë/ Shoferja e dehur përplaset me dy automjete, Rrugorja e arreston! 19-vjeçari i bie murit rrethues me makinë, plagoset vetë dhe pasagjeri
13 Mars, 16:12
-
Rrugorja e Beratit bën bilancin/ Nën efektin e alkoolit dhe pa patentë, 5 të arrestuar
10 Mars, 16:12
-
Aksident i rëndë në Durrës, vetura përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi! (EMRAT+VIDEO)
3 Mars, 21:03
-
Fier/ Aksident në gjendje të dehur, vjedhje dhe shkatërrim prone, një i arrestuar dhe 2 nën akuzë! Njëri prej tyre në arrati
3 Mars, 16:00
-
Tiranë/ Pengonin trafikun në kryeqytet, Rrugorja ‘ngre në ajër’ me vinç dhe bllokon 65 makina! Apel shoferëve: Mos parkoni në vende që pengojnë qarkullimin (VIDEO)
22 Shkurt, 15:36
-
Krujë/ Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Rrugorja 53-vjeçari
19 Shkurt, 14:06
-
Tiranë/ Rrugorja e kap të dehur në timon, 55-vjeçarit i gjenden kokainë dhe dy thika gjatë kontrolleve në mjet dhe banesë
18 Shkurt, 15:47
-
Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave dhe alkool: 266 shkelje në 3 ditë
18 Shkurt, 14:43
-
Mbi 4 mijë gjoba për 2 javë, Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: Mbi 1 mijë për shpejtësi të lartë, 16 shoferë të arrestuar
18 Shkurt, 14:08
-
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
-
Monitorim me makinë inteligjente, Rrugorja e Tiranës 'kap mat' shoferët që s’respektojnë rregullat, rreth 6700 gjoba për një javë (VIDEO)
16 Shkurt, 10:38