Vrasja e 14-vjeçait, Martin Cani në shkollën “Fan Noli” nga bashkëmoshatari i tij, nxori në pah probleme të mprehta sociale, siç është mungesa e sigurisë në shkolla, përdorimi i thikave nga adoleshentët. Opozita dhe shoqëria civile kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsmit ndërsa Qeveria përmes institucioneve të varësisë, po kërkon të përçojë mesazhe bashkëpunimi mes komunitetit të prindërve dhe shkollave. Në dy aktivitete të ndryshme organizuar paraditen e sotme në Lezhë bie në sy pjesëmarrja e nxënësve që duhet të ishin në mësim!
Drejtoria Arsimore mblodhi fëmijët në Pallatin e Kulturës në një aktivitet sensibilizues me temë “Ki guxim t’u thuash Jo armëve”. Nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Gjimnazi “Hydajet Lezha” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” sollën mesazhe të forta kundër armëve përmes muzikës, dramës, monologut dhe performancave artistike. Në aktivitet morën pjesë Elson Frroku n/kryetar i Bashkise Lezhë, Taulant Gjoka, zv/drejtor i policisë, Hasan Muça drejtor i Drejtorisë Arsimore të Lezhës.
Ndryshe, aktivistët e shoqërisë civile dhe anëtarë të PD-së kanë zgjedhur që sensibilizimin ta bëjnë në sheshin e qytetit. Një grup nxënësish bashkë me aktivistët, me pankarta në duar thanë se në Lezhë ka probleme të shumta sa i përket sigurisë dhe infrastrukturës në institucionet arsimore. Protesta u drejtua nga Besmira Leka e qendrës “Hana” dhe këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku. Ato kërkuan nga insitucionet të reflektojnë dhe të ofrojnë kushte dhe siguri në shkolla.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
41.5%
-
Gërryerjet në Shkumbin
28.1%
-
ARRSH
30.4%
Vota total: 135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha kundër UÇK, sulmon fjalimin e Ramës në Bordin e Paqes për lirimin e Thaçit (VIDEO)
24 Shkurt, 17:31
-
Ish-deputeti Spaho thyen heshtjen: PD më përjashtoi, nuk u pëlqyen mendimet e mia! Protestat me molotovë pa efekt, partia më e dobët se kurrë
24 Shkurt, 14:12
-
SPAK do burg për zv/ kryeministren, PS vendos të enjten! Fati i Ballukut në dorë të grupit! PD: Po e mbrojnë
24 Shkurt, 12:42
-
Kazino në mes të qytetit e shtëpi bari në Rrilë, përjashtohen nga radhët e policisë 2 ish-drejtues të policisë Lezhë
24 Shkurt, 12:02
-
‘Mos u fshi pas gishtit, po bashkëpunon me Saliun’- Qori ‘përplaset’ me Lapajn: Ç’thua? Unë iki nga sheshi sa herë proteston Berisha
23 Shkurt, 22:53
-
Studentët iranianë vijojnë protestat kundër Qeverisë
23 Shkurt, 21:34
-
Ylli Pata: Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend
23 Shkurt, 20:09
-
Spartak Ngjela: A po lodhet kot Berisha me protesta kur nuk ka vota dhe përkrahje reale?
23 Shkurt, 18:03
-
‘Shërbimi i Jashtëm strehë pensioni për ish-deputetët e PS’, Tritan Shehu ‘i del kundër’ partisë! Vlerëson kandidaturën e socialistit Kollçaku për ambasador
23 Shkurt, 14:40
-
Berisha 'legjitimon' dhunën e deputetëve të PD-së dhe bën gafën e radhës, quan qytetarin 'bandit pa uniformë'
23 Shkurt, 14:00
-
VIDEO/ Berisha kërcënon sërish për sulme: Kam dhënë porosi që të vëzhgohen selitë e PS! SPAK asnjë hetim për nxitje dhune
23 Shkurt, 13:33
-
Vrasja e Nikulajt/ Saraiva bllokohet gjatë transportit për në gjykatë, shkak punimet në rrugë! Efektivët zbresin të armatosur për të garantuar sigurinë (VIDEO)
23 Shkurt, 12:41