Siguria në punë/ Mjeshtri: Të miturit dhe gratë shtatzëna punojnë në kushte të këqija

Standartet dhe kushtet e papërshtatshme shëndetësore dhe të sigurisë vazhdojnë të shkaktojnë viktima në punë. Vetëm në vitin 2018, kanë ndërruar jetë 27 persona në Shqipëri, si pasojë e kushteve të këqija të punës. 
Ditën e sotme u mbajt konferenca rajonale për sigurinë në punë, ku u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit.

Eni Mjeshtri, nga Qendra për të drejtat në Punë, për Report TV tha se sektori me kushtet më të këqija për të punuar është ai industrial, ndërsa tjetër problematikë e evidentur është dhe punësimi i të miturve dhe grave shtatzëna, të cilat punojnë në kushte të papërshtatshme.  

“Sektorët më të prekur nga siguria në punë janë minierat, nafta, kei ndërtimin, ndërmarrjet prodhuese. Është e dhimbshme ta thuash por edhe të miturit janë brenda marrëdhënieve të punës, ndërsa në pjesën e grave shtatzëna duhet ta pranojmë që ka ende problemedhe shkelje dhe duhet medoemos të bëhen të ndërgjegjshëm jo vetëm punëdhënësit por edhe gratë vetë duhet të dinë cfarë garanton ligji”, thotë Eni mjeshtri. 

“Para se të kërkojmë zbatimin e standarteve të punësimit nga biznesi, duhet të vendosim standartet në punën tonë dhe kjo platform do të na mundësojë këtë gjë. Konkretisht do japë kontribut në rritjen e kapaciteteve të inspektoriatit të punës”, u shpreh Seferaj.

Sipas raportit të kryer nga Inspektoriati i punës vetëm gjatë vitit 2018, janë aksidentuar në ambientet e punës 195 persona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund