TIRANE - Para fillimit të seancës plenare të ditës së sotme, është zhvilluar mbledhja e para e punimeve për Komisionin e Sigurisë. Anëtarët kanë miratuar kalendarin e punimeve për mbledhjen e ardhshme, duke prezantuar 3 projekligjet që do të diskutohen.
Kështu, projektligji i parë që do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Sigurisë të kryesuar nga Spartak Braho, në 7 tetor do të jetë për luftën kundër financimit të terrorizmit.
Po në mbledhjen e datës 7 tetor do të dikustohen edhe 2 projektligjet e tjera, për sigurinë e tuneleve rrugore dhe për sigurinë e anijeve në porte.
Këto 3 projektligje të prezantuara sot në Komisionin e sigurisë do të diskutohen në mbledhjen e radhës në 7 tetor në Komision, dhe në 10 tetor në Parlament.
Ndërkohë që dje u bë mbledhja e parë e punimeve për Komisionin e Ligjeve.
Që nga e hëna e ardhshme të gjitha komisionet parlamentare priten që të fillojnë nga shqyrtimet e projektligjeve të mbetura nga qeverisja Berisha si dhe projektligji i hartuar nga qeveria që ka të bëjë me ndryshimin e në ligjin për importin e plehrave, që u miratua që në mbledhjen e parë të qeverisë.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com