Siguria rrugore, përfundon rehabilitimi i pesë kthesave në Qafë-Thanë

Siguria rrugore, përfundon rehabilitimi i pesë kthesave në Qafë-Thanë

Në pesë kthesat në zonën e Qafë-Thanës kanë përfunduar punimet rehabilituese, të cilat bën të mundur riasfaltimin, vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale si dhe ndërtimin e bordurave.

Punimet u inspektuan nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ergys Verdho, i cili bëri të ditur detaje sa i takon punimeve të kryera në këtë segment teksa shtoi se këto ndërhyrje janë pjesë e projektit të "Mirëmbajtjes dhe Sigurisë Rrugore Bazuar në Rezultate” me financim të Bankës Botërore.

“Ky segment bën pjesë në kontratën e projektit të Bankës Botërore me Performancë dhe parashikon një rehabilitim në sigurinë rrugore nga Elbasani deri në rrethrrotullimin “Nënë Tereza” të Qafës së Thanës. Kemi filluar me pjesën e kthesave të Qafës së Thanës për të rritur koeficientin e fërkimit. Kemi përdorur një asfalt “miks design”, i cili është i përshtatshëm për kushtet e kohës dhe mjedisit, rezistent ndaj ngricave dhe borës. Faza e parë vijon me vijëzimin e të gjithë këtij segmenti dhe rrjetit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale”, u shpreh Verdho.

Ndërsa inxhinieri i firmës kontraktore, që po realizon punimet, Ilir Kokona informoi lidhur me fazën e dytë të punimeve sa i takon këtij projekti.

“Fazë e dytë vazhdon nga Elbasani në drejtim të Përrenjasit ku konsiston në rritjen e sigurisë rrugore më tepër e fokusuar në dy shkollat, shkolla e Mengelit dhe shkolla e Përrenjasit. Aty bën të mundur rritjen e sigurisë rrugore dhe e bën më të aksesueshme për nxënësit e shkollave. Kemi një ndërhyrje në varrezat e Librazhdit, në hyrje të Librazhdit, ku vazhdon më mbrapa dhe me trajtimin e urës së Librazhdit. Ka një ndërhyrje goxha të konsiderueshme në sinjalistikë horizontale dhe vertikale në të gjithë gjatësinë nga Elbasani në Qafë Thanë, gjë që bën të mundur dhe rritjen e sigurisë rrugore”, u shpreh Kokona.

Pjesë e projektit është edhe ndërtimi i një trotuari i cili nis nga ura e Librazhdit në drejtim të fshatrave të parë të kësaj bashkie, duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e banorëve, por njëkohësisht edhe ndërhyrjen për rehabilitimin e 3 pikave të zeza përgjatë segmentit Elbasan- Qafë-Thanë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të