Policia vijon aksionin e saj ndeshkues ndaj atyre të cilët shkelin rregullat e qarkullimit në Tiranë. Me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale përpos çasteve të cilat në mënyrë të detajuar tregohen shkeljet nga ana e drejtuesve të automjeteve, si kalimi i semaforit me të kuqe ose portokalli apo mosrespektimi i kalimtarit etj.
Në video tregohet dhe masa që është marrë përkrah aktit të drejtuesit. Gjithashtu Policia e Shtetit shkruan se këto masa merren për të granatuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit si dhe për të parandaluar aksidentet. Ajo i bën apel drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.