TIRANE-  Në tryezën e rrumbullakët për sigurinë rrugore të organizuar nga PS-së, kryesocialisti Edi Rama akuzoi qeverinë për dështim në sigurinë e akseve tona nacionale, ku shfirat flasin për një rritje të numrit të të vdekurve në aksidente rrugore.

Sipas Ramës “qeveria ka shpenzuar para për rrugë që nuk përmbushin standardet.

Ka miratuar një strategji, por si të gjitha është në letër. Ka ngritur dhe një komitet, por që është mbledhur vetëm në 2006. Kryeministri është marrë me komitetin fantazëm për sigurinë rrugore. Kur ndodh ndonjë aksident me përmasa dramatike ka shumë zhurmë e përbetime. Thuhet se do vendoset polic në cdo kilometër, por gjithçka kthehetsi më parë. Vetëm në dhjetor 2012 u plagosën 5 policë të qarkullimit rrugor.”


vijon...