Ka nisur në Slunj Kroaci stërvitja ushtarake shumëkombëshe mes Ushtrisë Amerikane në Europë, Forcave Ajrore Amerikane, Forcave Tokësore Kroate dhe ushtrive partnere nga gjashtë vende të tjera në Ballkan.
Regjimenti i II-ë i Kalorësisë së Ushtrisë Amerikane në Europë, së bashku me anëtarë të stafit të Ushtrisë Amerikane në Europë (USAREUR), dhe Qendrës së Përbashkët të Trajnimit Shumëkombësh, e mbështesin këtë stërvitje trajnimi taktik shumëkombësh në terren të drejtuar nga Kroacia, i cili përfshin edhe elemente toge nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Sllovenia. Maqedonia dhe Serbia do të dërgojnë vëzhgues në këtë stërvitje e cila do të zgjas deri në 9 qershor.
“Në dy javët e ardhshme do të qëndroni të fortë përkrah njëri-tjetrit. Shpresoj që bashkëpunimi dhe puna në skuadër të shkojnë shkëlqyer dhe që ndoshta miqësi të reja mes ushtrive tona të rriten e t’i qëndrojnë kohës.” tha Repinc.
“Pra, pa e zgjatur me tej, jam krenar të shpall stërvitjen ndërkombëtare ushtarake “Reagimi i Shpejtë 2012” – TË HAPUR! Qoftë ky një sukses dhe paçi fat të gjithë.”
Për të parë më shumë pamje nga ceremonitë e hapjes dhe ngjarjet e stërvitjes gjatë dy javëve të ardhshme, vizitoni faqen Flickr të USAEUR-it në adresën http://goo.gl/C4R2x
Ushtria Amerikane në Europë është e vendosur në mënyrë të veçantë për të çuar përpara interesat strategjike të Amerikës në Europë, duke krijuar skuadra, siguruar aleatë e duke dekurajuar armiqtë. Bashkëpunimi që krijojmë nëpërmjet më shumë se 1 000 demonstrimeve të përbashkëta të sigurisë në më shumë se 40 shtete çdo vit mbështet drejtpërdrejt veprimet e SHBA-së si për shembull në Kosovë, Irak, Afganistan e Libi.
(m.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com