"Siguria", Tahiri: Basha i premtoi 
lazaratasve kthimin e kanabisit

lazaratasve kthimin e kanabisit">
TIRANË - Fshati i Lazarit, i cilësuar deri para një viti si republika e kanabisit dhe i rikthyer sërish në vëmendje me sulmin e grupit të armatosur që i mori jetën një efektivi të RENEA-s është sjellë në tryezën e Kuvendit. Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri raporton në një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar të Sigurisë.
 
Ministri Saimir Tahiri akuzoi opozitën se gjatë fushatës ka premtuar se do të rikthehet mbjellja e drogës. Sipas Tahirit, deklaratat e drejtuesve të PD-së se bllokimi i drogës në Lazarat është bërë për tu mbjellë në zona të tjera, ka nxitur reagim kundër policisë.

Nuk është e shëndoshë të shkosh në Lazarat e të bësh fushatë e tu thuash jua shkulën drogën ju për ta mbjellë në vend tjetër. Madje është kriminale, sepse ke nxitur tek ata njerëz instinktin e padrejtësisë. Ke nxitur tek ata njerëz idenë se duhet të luftojnë kundër shtetit, sepse shteti paska bërë një padrejtësi kundër tyre. Duhet të dënoni deklaratat e kryetarit tuaj të partisë atje, se keni nxitur kriminalitetin. Prandaj ata 20 vjeçarë atje, të rritur në kriminalitet e kanë menduar si padrejtësi atë që u ka bërë shteti dhe i thoshin vetes eja të ndjekim policinë e të kthejmë prapë drogën në Lazarat,”- tha Saimir Tahiri.

Por kjo gjë është kundërshtuar nga ish ministri i brendshëm, Flamur Noka, i cili e ka sfiduar Tahirin me tërheqje nga politika. 

Po nuk gënjen burri kështu. Po ka fytyrë njeriu o Sajmir. Po fytyra është më e shtrenjtë se karrigia, mor burrë. Pse gënjen. Nëse kjo është e vërtetë dhe ti ma fakton, unë iki nga politika. Nëse nuk e vërteton, ik ti si gënjeshtar,”- tha Noka. 

Ministri Tahiri ka vijuar thirrjet e tij ndaj politikës të mos bëjnë politikë me krimin. “Ju bëj thirrje partive politike që të mos bëjnë politikë me krimin dhe të mos shfrytëzojnë botën kriminale për të bërë politikë, pushtet apo për të marrë vota. Nuk u duhen votat në Lazarat, nëse çmimi për ti marrë ato është tu premtosh se do të kthehet droga,”- tha ministri.

Tahiri nuk dha shumë informacion mbi vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, pasi sipas tij, kjo është një çështje sekrete në hetim e sipër. “Ngjarja që ndodhi është ajo që ju dini dhe jeni informuar  nga media dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme  dhe Policia e Shtetit. Unë më tej se aq nuk besoj se  mund t’ju informoj, sepse përbën sekret hetimor për veprimet që janë kryer dhe vijojnë të kryhen. Ajo që ndodhi ishte fatkeqësi e rëndë për të gjithë, pasi humbja e një punonjësi policie të forcave Renea është një goditje e rëndë për sigurinë publike dhe shtetin në tërësi. Sfida për të garantuar rend dhe siguri në Lazarat dhe në çdo fshat në Shqipëri, në çdo qytet të Shqipërisë, në çdo kilometër katror të Shqipërisë nuk është e përfunduar kurrë njëherë e përgjithmonë. Nuk mund të themi që kemi mbyllur një herë e mirë punë,”- tha ministri i Brendshëm. Dhe në këtë kuadër, ai kërkoi mbështetjen e Komisionit të Sigurisë në vijim e përpjekjeve për të sfiduar mbjelljen e lëndëve narkotike pa dallim partish. Ai nuk la pa “thumbuar” qeveritë e kaluara, që sipas tij nuk kanë bërë atë që duhet të bënin me Lazaratin apo me kultivimin e lëndëve narkotike.

Te gjtiha debatet te zbardhura nga redaksia online e Shqiptarja.com

Mbledhja u karakterizua qe ne fillim me debate mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe kreut të komisionit Spartak Braho.
 
Noka: Ngjarja e Lazaratit dhe vrasja e efektivit është në hetim. Çfarë mund të na thotë ministri kur ngjarja është ende në hetim dhe gjithçka është sekret hetimor
Braho: Dy seancat që kaluan ju nuk latë gjë pa thënë. Dëgjoje ministrin një herë
Noka: Po nuk thamë sekrete. Kur çështja është ne hetim pse është ky padurim?
Braho: Pa durimi fillon me deklaratat e tua në çdo seancë
Noka: Je në vete? S’je hiç në vete
Braho: A je në vete të pyes unë ty, se Saliu s’ka lënë më gjë pa thënë

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin

Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin