Siguria ushqimore ka marrë vëmendje maksimale nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Krahas kontrolleve për sigurinë e produkteve ushqimore, përqendrim do të ketë edhe ndaj tregjeve informale që shtohen ndjeshëm në ambiente publike nga tregtarë ambulantë. Këtë e ka konfirmuar nga Lezha, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Afrim Bakaj gjatë një takimi të zhvilluar me inspektorët e ushqimit në këtë qark. Sipas tij këto kontrolle do të jenë si ndaj produkteve që prodhohen në vend ashtu edhe për ato të importuara.
 
Aksione kontrolli kanë filluar edhe në Qarkun e Fierit. Sipas drejtorit të AKU Fier, Frederik Cuko, aksioni do të shtrihet në të gjithë njësitë e ushqimeve, njësitë e përpunimit dhe shitjes së produkteve. A
 
ksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim kur blerësit të kryejnë të gjithë aktivitetin e tyre në kuadër të festave dhe bizneset e prodhimit magazinimit të produkteve ushqimore do të mbikëqyren rreptë për cilësinë e produkteve në mbrojtje të konsumatorit.