Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Ambasada thotë se dhuna, lëndimi fizik dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar ndërsa thekson thirrjen për vetëpërmbajtje e qetësi.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagim.

-
Shumë pak për një ambasadë si ajo.Duhet më shumë,se politika jon nuk kupton me fjalë.
Përgjigju












Komente
Komento