Siguria ushqimore/ AKU kontrolle në të gjithë vendin për festat, në fokus pikat e shumicës dhe importuesit e mëdhenj

Të gjitha pikat e shumicës që tregtojnë produkte ushqimore do të jenë nën objektivin e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit. Drejtori i AKU Robert Lili ka thënë sot për mediat se toleranca ndaj çdo subjekti që cenon sigurinë ushqimore do të jetë zero. Sipas tij, gjatë importit bëhen shkeljet më të mëdha.

“Kam nxjerrë një urdhër dhe do të zhvillojmë një fushatë në të gjithë vendin, me rastin e festave të fundvitit dhe festave të nëntorit. Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor dhe do të përqendrohet më së shumti në pikat e shumicës dhe tek stabilimentet e përpunimit të produkteve ushqimore. Sektorët më problematik janë importuesit e mëdhenj të ushqimeve dhe prodhuesit e produkteve ushqimore. Ne do të inspektojmë çdo OBU e cila përbën cenim të sigurisë ushqimore. Tolerance do të jetë zero” u shpreh drejtori i AKU Robert Lili.

Kreu i AKU po ashtu ka sjellë në vëmendje rastin e përdorimit të vajit të palmës në vend, duke sqaruar se ky produkt nuk është i ndaluar por duhet të shoqërohet me etiketa në çdo përdorim.

 

 Udhëzimi i AKU për kontrollet nga  20 nëntori deri më 31 dhjetor për sigurinë ushqimorë
 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër