Në kuadër të vijimit të kontrollit për garantimin e cilësisë dhe sigurisë ushimore Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar se gjatë javës që lamë pas, që përkon dhe me festat e fundvitit është kryer një kontroll intensivisht të tregjeve në çdo qytet të vendit.

Sipas njoftimit të AKU mësohet se gjatë një jave nga data 31.12.2018- 01/02 janar 2019 Inspektorët e AKU-së, kanë qenë nën monitorim për festat e fundivitit ku është konstatuar se gjthçka  ka rezultuar  sukses, pasi nuk u shënua asnjë rast helmimi nga ushqimi.

Gjthashtu bëhet e ditur se ne data 3 dhe 4 janar  2019 janë kryer 125 Inspektime, në të gjithë territorin e Shqipërisë nga ku bëhet e ditur se janë dhënë 71 paralajmërime dhe 738 inspektime në Pikat Doganore.

"Janë kryer 77 analiza në të gjithë vendin, ndër to: 56% të rasteve ka qenë nga kontrollet zyrtare në Pikat e Inspektimit Kufitar,28% të rasteve nga kontrollet zyrtare në terren,17% të rasteve kanë qenë analiza vetëkontrolli”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

AKU informon se do të vijoj aksioni i kontrollit , ndersa inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo rast abuzmi të subjekteve që ushtrojnë veprimataritë e tyre dhe tregtojnë jashtë kushteve dhe standarteve të lejuara ligjore.