Siguria ushqimore, ministri Peleshi për Report TV: Jemi në vagonët e fundit

Siguria ushqimore, ministri Peleshi për Report TV: Jemi në vagonët e fundit

Niko Peleshi intervistë për Report TV

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi në një intervistë për Report TV tregoi situatën aktuale në të cilën ndodhet Shqipëria në lidhje me sigurinë ushqimore, duke shtuar edhe atë se çfarë pritet të bëhet në vitet e ardhshme. “Nuk është bërë ndonjë gjë mbresëlënëse në vite. Kemi ende punë për të bërë. Nëse tani jemi në vagonët e fundit, ne të paktën punojmë me ambicien që të parakalojmë disa etapa” tha ai.

Ndër të tjera ministri foli edhe për rifunksionimin  e strukturave veterinare në vend të cilat do të pësojnë ndryshime. “Procesin e kontrollit do e dërgojmë te AKU. Nuk do të ketë më veterinerë të bashkisë që do të merren me vaksinimin e kafshëve”. Ministri Peleshi bëri gjithashtu thirrje që fermerët të nxitojnë për aplikimin në skemat kombëtare, pasi janë ditët e fundit.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 28/03/2018 09:56

    Zoti Peleshi,ndalo menjehere shitjen e fruta perimeve te ekspozuara jashte;minjte e medhenj te kanaleve lozin neper arkat e fruta perimeve!

    Përgjigju
  • Vlore: 27/03/2018 23:09

    Je te motra jote ti jo te vagoni fundit. Njerzit spo din me ca po ushqehen ne shqiperi Po i zen semundjet se spo din ca po hane.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK