Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, ishin sot në mjediset e një theroreje në Vlorë për të parë nga afër kushtet e sigurisë në këtë sektor.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama tha se sfida mbetet garantimi i standardeve për produktin që i shkon konsumatorëve, në mënyrë që ai të jetë i sigurtë. Rama shtoi se para se të vihej rregulli në thertore ishte hata. Ai e quajti kriterin për sigurinë në thertore A-ja e sigurisë ushqimore, teksa deklaroi se tashmë kushdo që shkel rregullat do përballet me ndëshkime të mëdha.
“I gjithë problemi ynë është që në raport me sigurinë ushqimore duhet të garantojmë që mishi të jetë i sigurtë. Ju e dini shumë mirë që para se të vihej rregulli në thertore ishte hata. Të investoje në thertore ishte të investoje në falimentim. Kundërshtojnë shpeshherë edhe ata që bëjnë sikur qajnë për popullin, që “pse po ju mbyllni fshatarëve rrugën e ekonomisë”, “pse nuk i lini të therin vetë” që është një çmenduri. Ndërkohë që për sigurinë ushqimore kjo është A-ja e padiskutueshme dhe ne me këtë paketën e re do të vendosim rregulla shumë strikte. Kush do i shkeli rregullat do të përballet me ndëshkime shumë të mëdha”, deklaroi kryeministri.
Rama tha se rritja e sigurisë ushqimore, do të inkurajojë edhe eksportin, në rastin konkret të mishit, duke bërë që blegtoria të kthehet në ekonomi eksporti.
“Sa i përket eksportit, në raport me BE, të gjitha vendet përpara nesh, p.sh. Bullgaria dhe Rumania që janë anëtare të BE, kanë patur një luftë të madhe dhe një situatë shumë të ngatërruar për të zgjidhur me therjet e paligjshme dhe do të kërkojë kohë. Por, ndërkohë ne po përpiqemi me këto tregjet e Lindjes së Mesme se ata konsumojnë shumë mish qingji dhe kemi disa si të thuash negociata për disa marrëveshje në mënyrë që blegtoria nga një përpëlitje e madhe për shkak të tregjeve të vogla për shkak të mungesë së sistemit, të kthehet në një ekonomi eksporti”, u shpreh Rama.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4155
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
Investim i rendesishem per qytetin e Vlores.Suksese Geron.
Përgjigju