TIRANE- Brenda datës 15 shkurt, institucionet shtetërore dhe ato private duhet të shlyejnë të gjitha pagesat e prapambetura të sigurimeve shoqërore. Ka qenë vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, i cili u ka dërguar një letër rreth 50 mijë subjekteve private, ku u kërkohet zbatimi i ligjit në shlyerjen e borxhit ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Duke iu kujtuar zbatimin e ligjit të ri të pensioneve që nga 1 janari, Ministri Veliaj u ka kërkuar të gjitha kompanive që të nisin shlyerjet e pagesave brenda afatit të përcaktuar.
Letra
Në letrën e tij, e dërguar të gjithave subjekteve debitore, Ministri Veliaj thekson vendosmërinë e qeverisë për të mbledhur të gjitha detyrimet ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, dhe rakordimi të ketë përfunduar brenda afatit të paralajmëruar nga qeveria: më 15 shkurt të këtij viti, fillimisht për principalin e detyrimit. Në shumat e papaguara llogariten Kontributet e papaguara, gjobat si dhe interesat. “Ju risjell në vëmendje se mos pagesa e kontributit të sigurimit shoqëror për punonjësit tuaj deri është një shkelje e rëndë administrative dhe një cenim i të drejtave të ligjshme të punëtorëve për të përfituar nga mbrojtja që ofron sistemi i sigurimeve shoqërore.
Ndaj duhet që, brenda datës 15 Shkurt, edhe ju të kryeni pagesat, fillimisht për principalin e detyrimit. Qeveria do të nisë një aksion për mbledhjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura dhe subjektet që vazhdojnë të jenë debitore do të përballen me sanksione të rënda që burojnë nga giithë fuqia e ligjit.” nënvizohet në letrën e shkruar nga Ministri Veliaj. Ky i fundit ka deklaruar se tashmë ka nisur pagesa nga institucionet shtetërore të cilat janë debitore, por ato janë vetëm 1/5 e subjekteve. Në letrën e dërguar për çdo subjekt është bërë me dije edhe shuma që ata kanë për të paguar kundrejt shtetit. Po kështu, në letër bëhet me dije se subjektet që nuk respektojnë ligjin, do të përballen me sanksione të rënda, siç është sanksionuar në Kodin Penal.
Borxhi
Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore rezulton se rreth 250 mijë punonjës në sektorin privat, por edhe në shtet rrezikonin seriozisht pensionin e tyre pasi për 8 vite institucionet ku punonin nuk kanë derdhur sigurimet shoqërore. Rreth 50 mijë subjekte, nga të cilat 1407 institucione publike buxhetore, rezultojnë se nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punëtorëve të tyre të deklaruar gjatë tetë viteve të qeverisë së kaluar. Sa i përket borxhit të konstatuar rezulton se ai arrin në 109.5 milion dollarë. Disa nga institucionet publike të cilat nuk kanë paguar sigurimet janë Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, ALUIZNI, QSUT-ja etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com