Sigurimet shëndetësore, ja si
do të ndryshojë skema 

Skema e sigurimeve shëndetësore do të ndryshojë duke synuar heqjen e tavanit të kontributeve që paguajnë ata që e kanë pagën mbi 95 mijë lekë të reja në muaj. Draft ii ri është diskutuar sot në komisionin shëndetësisë ku ka qenë i pranishëm ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe kreu i Inistitutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci. Ata kanë shpjeguar se ky ndryshim është hapi i parë drejt reduktimit të kontributit nga të vetëpunësuarit në qytet dhe në fshat si dhe për sigurimin vullnetar.

Në bazë të ligjit që është në fuqi baza për llogaritjen e kontributit për punonjësit e vetëpunësuar dhe për të siguruarit vullnetarë në skemën e sigurimeve shëndetësore, është mesatarja ndërmjet pagës minimale dhe maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve. Në shifra konkrete baza për llogaritjen e kontributit të sigurimit të detyruar shëndetësor është 57. 078 lekë në muaj, [(19 026 + 95 130)/2], duke përcaktuar një detyrim mujor për t’u paguar prej 1 941 lekë, nga kjo kategori të siguruarish.

Me ndryshimin e paraqitur, baza për llogaritjen e kontributit për punonjësit e vetëpunësuar dhe për të siguruarit vullnetarë në skemën e sigurimeve shëndetësore, është dyfishi i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve, ose 38 052 lekë (19 026 x 2), duke përcaktuar një detyrim mujor për t’u paguar prej 1 294 lekë, nga kjo kategori të siguruarish. Pra për cdo të siguruar sipas kësaj kategorie do të ketë ulje mujore të detyrimit, prej 647 lekë.

Efektet financiare vjetore të ndryshimit të bazës së llogaritjes së kontributit të detyruar të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për të siguruarit vullnetarë, duke patur parasysh numrin aktual të kontribuesve të kësaj kategorie, janë rreth 500 milionë lekë, të cilat i ulen vlerës së kontributeve të sigurimeve shëndetësore qe paguhen nga të vetëpunësuarit në qytet dhe në fshat dhe të siguruarit vullnetarë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera