TIRANE- Miratohet projektligji për faljen e gjobave për mospagimin në afat të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 30 mijë biznese, të cilëve u falen në total 3 miliardë lekë.

“Falen, në masën 80 për qind, gjobat e lidhura me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të cilat janë evidentuar deri në 31 dhjetor 2014, në zbatim të neneve 113, “Mosdeklarimi në afat”, pavarësisht vlerës së detyrimit, dhe 114, “Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo i kontributit”, të ligjit nr.9920”, - përcakton projektligji i cili është miratuar dje në Komisionin e Ekonomisë dhe pritet të votohet sot në Parlament. Ja 5 pyetjet që shpjegojnë mënyrën se si do falen gjobat.