Sportistët e qytetit të Shkodrës zhvilluan një takim me drejtuesin politik, Helidon Bushati së bashku me koordinatorin kombëtar të partisë demokratike për sportin Andi Lilën.
Sipas PD-së, problematikat e këtyre sportistëve janë të mëdha duke nisur që nga pensioni i veçante për sportistët elitar, statusi i sportistit, ligji për sponsorizimet në sport, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Koordinatori Andi Lila u shpreh se në takimet me kreun Lulzim Basha gjithmonë është diskutuar në lidhje me sportin në Shkodër, si një qytet i cili meriton vëmendjen e duhur.

Helidon Bushati u angazhua se sportistët e qytetit do të kenë një vëmendje dhe zgjidhje të problemtikave pas dt 25 prill dhe se këta të fundit janë në qendër të vëmendjes për Partinë Demokratike.
M.Q./Shqiptarja.com‘Partia Demokratike ka organizuar takime me sportistët, për të dëgjuar problematikat e tyre dhe të kemi një paketë stimuluese për sportin të cilën ta implementojmë pas 25 prillit me qeverisjen e partisë demokratike.’- tha Bushati.
Komente


Ku shkojne gjithe keta injorante pa maska nuk e kane kuptuar qe eshte kohe pandemie
Përgjigju