Sigurimet Shoqërore,Veliaj:Ndahemi
nga skema e vjetër, ka deficit të lartë

Sigurimet Shoqërore,Veliaj:Ndahemi<br />nga skema e vjetër, ka deficit të lartë
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Erion Veliaj propozon ndarjen nga skema e vjetër e sigurimeve shoqërore, pasi sipas tij kjo skemë vuan nga një deficit i lartë. Gjatë raportimit në Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ku shqyrtohet në parim projektligji për ndryshimet në ligjin “Për sigurimet shoqërore”, Ministri Veliaj është ndalur edhe tek skema e pensioneve.
 
“Skema e pensioneve do të ndryshojë. Do ketë rritje graduale me nga 2 muaj. Në 2032 gratë do dalin në pension në moshën 63 vjeç. Nga 1 janari nuk do të ketë pension të pjesshëm. Qeveria e djathtë u tall me qytetarët dhe pensionistët, duke e quajtur arritje dhënien e një gjeli deti në fund të vitit”, u shpreh ministri veliaj.

Fillimisht Veliaj, tha se kjo  reformë e rëndësishme  ka nisur nga qeveria parärdhese, por që nuk kishte vullnet për ta pëfunduar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Lejoi një malazez në kërkim të kalonte kufirin, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit