TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron një kredi prej 100 milion euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, me qëllim sigurimin e sektorit bankar në vend.
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe BERZH-t. Ekspertë të ministrisë së Financave, gjatë prezantimit të projektit në komision, u shprehën se qëllimi i marrëveshjes është sigurimi i fondeve shtesë, përveç fondit të Agjencisë, për të përmbushur detyrimet e saj ligjore kundrejt depozituesve.
Projekti merr një rëndësi të veçantë në fushën e sigurimit të sektorit bankar në vend dhe financohet nga BERZH-i me një kredi prej 100 milionë eurosh, me kushtin që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë./ATSh/