Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet

Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet

Foto ilustruese

Nga kjo e mërkurë, 1 janar 2025, hyn në fuqi sistemi i ri i sigurimit të makinave i njohur si bonus malus, që do të zbatohet nga shoqëritë e sigurimit qw parashikon aplikimin e primit të diferencuar bazuar në risqet që mbart çdo i siguruar.

Përmes këtij sistemi të ‘penalizuar’ janë drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, që do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës. Kurse shoferët e rregullt, do të përfitojnë sigurim më të lirë.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë mbi 2 aksidente në 3 vitet e fundit do të paguajnë siguracion më të lartë për makinën. Sigurim më të lartë do paguajnë edhe ata pronarë mjetesh, me makinën e të cilëve është shkaktuar aksident edhe pa qenë ata drejtues. 

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e miratoi vjet rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku. 

Në përllogaritjen e primit të sigurimit përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe Fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës. Moshat e reja, eksperienca e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin. Po ashtu faktor risku është edhe qarku ku është regjistruar automjeti duke i konsideruar me risk të ulët qarqe si Berati, Dibra apo Kukësi.

Vlerësimi i këtyre rreziqeve vulos edhe sigurimin e ri që do të paguajnë drejtuesit e mjeteve. Nëpërmjet këtij sistemi bonus-malus ku primi do të vendoset në bazë risku synohet që të rritet përgjegjshmëria e drejtuesve të mjeteve.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paulo: 01/01/2025 19:48

    Palaçio shtet ngelet.pse aksidentet ata me makinat e vjetra po i shkaktojne

    Përgjigju
  • Tirana: 01/01/2025 15:28

    Po Qemal Disha a do mare pjese ne kete takim ne Tirane ??? Duhet te vije dhe te justifikoje pasurine e tij si aksioner ne SIGMA, se ku e kane burimin financiar fondi per krijimin e kompanise Sigma. Sa i kishte te ardhurat si ish drejtori i INSIG ? Ku u moren parate? Apo vazhdon te justifikohet ne emer te kunatit? Eshte subjekt i hetimit te SPAK sipas ligjit, sepse deri ne Vitin 1997 ka kryer funksione publike, si drejtor dhe jane dosjet per abuzime te pambyllura. Ku shkuan parate e investuara ne ndertime Banesash, etj abuzime nga Disha, qe tani gezon prona e fshihet jashte Shqiperise.

    Përgjigju
    • Naimi: 01/01/2025 18:58

      I kanë ngrenë socialistët lol kanë qeverisur plot 20 vjet në demokraci këta hajdutë 1997-2005 dhe 2013-2025. Për më tepër pjesë e INSIG kanë qënë Ilir Beqaj dhe Shalsi

    • Naimi: 01/01/2025 18:57

      I Hëngrën Socialistët lol 1997-2005 dhe 2013-2025. Kanë qeverisur plot 20 vjet në demokraci hajdutetët. Mos harro se pjese e INSIG ka qene Ilir Beqaj

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet