Sigurimi i Shtetit! VIVA PARASHQEVI SIMAKU, VIVA! Esencë-Report Tv

Këngëtarja Parashqevi Simaku dhe faksimile e dosjes së ish-Sigurimit të Shtetit

Tiranë, ora 21:34, data 21.03.1989. Në Qytetin e Studentëve, pas mbarimit të emisionit televiziv "Muzikë për të gjithë", në godinën nr. 7, tri studente të Institutit të Lartë të Arteve nisën të këndojnë me zë të ulët këngë dashurie. 

Atyre iu bashkuan djem dhe vajza të godinave të tjera, me britma dhe parrulla si "Rroftë Instituti" dhe "Artet janë bota". 

Pas pak, nga godina 5 dëgjohen thirrje të tjera: "Viva Parashqevi, viva!", "Poshtë fashizmit", si dhe këngët "Eja, mblidhuni këtu, këtu, bashkë me ne" etj.

Po ju sjellim një episod në dukje naiv për ditët e sotme, por në vitin 1989 ky ishte një akt i vërtetë "rrugaçërie" nga rinia, po t’i referohemi izolimit dhe kontrollit të çdo qelize arsimore dhe kulturore me dorë të hekurt nga strukturat e pushtetit.

Dokumenti i krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, pjesë e fondit arkivor të AiDSSH-së, tregon një episod të veçantë nga vitet e fundit të regjimit komunist, kur zëri dhe shpirti rinor po tentonin të sfidonin izolimin dhe ndrydhjen, në raport edhe me ndryshimet politike në të gjithë Europën Lindore.

A ishte zgjedhja e emrit të saj një nevojë për çlirim?

Ngjarja e ndodhur në Qytetin e Studentëve në mars të vitit 1989 reflekton një moment spontan, kur arti dhe emocionet personale kapërcyen muret e frikës dhe censurës.

Me deklarata si "Artet janë bota" dhe thirrje si "Viva Parashqevi, viva!", edhe pse krejt simbolike, ato treguan se, në një kohë kur gjithçka dukej e zymtë, një zë dhe një fytyrë e bukur, e lirë si zog, e shpenguar dhe në qendër të vëmendjes, ishin një nevojë për shpëtim.


Lajmi kryesor:

Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit

SHBA, agjencitë e zbulimit të shqetësuara për sulme të ngjashme me atë të Nju Orlinsit