VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot (25 Janar) një 36-vjeçar që akuzohet si i i implikuar në atentatin ku humbi jetën Kristian Marku allias Kristian Bardhi, ngjarje e ndodhur më 13 janar të këtij viti.
I arrestuari është Erald Cenaj, me origjinë nga Kukësi. Kurse autorët e këtij atentati janë ende në arrati.
Burime zyrtare bënë me dije se nga hetimet aktive u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e Markut është siguruar nga 36-vjeçari Erald Cenaj lindur dhe banues në qytetin e Kukësit. Dyshohet se 36-vjeçari nga Kukësi e kishte sjellë Volkswagen Golf nga jashtë, pasi nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Ndaj tij është ngritur akuza ‘e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje’.
"Në vijim të veprimeve intensive nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, u bë ndalimi i shtetasit Erald Cenaj 36 vjeç, lindur dhe banues në Kukës, i dyshuar për veprën penale “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, u arrit të dokumentohej se automjeti i përdorur nga autori/ët për vrasjen e shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi është siguruar nga shtetasi Erald Cenaj", njofton policia vendore.
Gjithashtu gjatë periudhës hetimore gati dyjavore konfirmohet janë kryer veprime dhe sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.
"Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve", sqaron policia.
Krimi ndodhi në autostradën Fier-Vlorë, ndërsa 30-vjeçari u ekzekutua me pistoletë tip “Glock” përballë një karburanti, në afërsi të fshatit Novoselë. Nga të paktën 10 të shtëna drejt tij, Marku është prekur nga vetëm 2 predha, të cilat kanë qenë fatale. Viktima po udhëtonte nga Fieri në Vlorë me makinën e tij tip “Passat” me targa “AB 107 PN”, ndërkohë që paralel me të, nga krahu i djathtë i pasagjerit, është afruar një makinë tip “Golf”, nga ku është shtënë disa herë me pistoletë drej tij.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen, në shtator të vitit 2023. 30-vjeçari dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26 Mars 2023, rreth orës 19:00, të ndodhur në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të Saimir Reçit.
Motivi i ngjarjes besohet të jetë saga e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen të Mirditës, e nisur prej një dekade dhe me të paktën 7 viktima deri tani.
Kush eshte ky i porshit mor taj?
Përgjigjupo ate qe bredh me porsh neper vlor pse nuk e arestoni se ai ka ber disa vrasje apo ka dashnore deputeten ai dhe mik ulsi manjen e nuk ua mban
PërgjigjuKush esht ky I vlla?