Siguronin ftesa fiktive të huajve nga Egjipti që të vinin në Shqipëri për t’i çuar drejt BE-së, arrestohet 49-vjeçari, nën hetim penal 3 gra

Siguronin ftesa fiktive të huajve nga Egjipti që të vinin në Shqipëri për t’i çuar drejt BE-së, arrestohet 49-vjeçari, nën hetim penal 3 gra

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 49-vjeçar gjatë një operacioni të koduar “The Invitation”, për të goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Po ashtu janë proceduar penalisht shtetaset F. B. (D)., 43 vjeçe, H. D., 67 vjeçe dhe A. H. (D)., banuese në Vaqarr, Tiranë.

Sipas policisë nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, kryesisht në Egjipt, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj, kryesisht nga Egjipti, për të ardhur në Shqipëri, me justifikimin për qëllime turistike, të cilëve më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë