Sikur Adriatik Llalla të kuptonte letrën që ka firmosur!

Sikur Adriatik Llalla të kuptonte letrën që ka firmosur!

Donald Lu, Adriatik Llalla

Bëni një ushtrim të thjeshtë. Mendoni për një moment se Adriatik Llallën nuk e njihni dhe askush nuk ju thotë që ka qenë Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri. Merrni letrën e tij drejtuar Departamentit të Shtetit, në Maj të vitit 2017 dhe lexojeni për të kuptuar se kush mund ta ketë shkruar.

Pastaj ti befas kujtohesh që këtë letër formalisht e ka firmosur Adriatik Llalla, ish Prokurori I Përgjithshëm i Shqipërisë dhe kupton se prej kohës së Arianit Çelës, asnjë Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri, nuk ka qenë kaq politik, kaq i keqpërdorur nga politika dhe kaq kamikaz për të gjykuar më shumë si militant politik, se sa Prokuror i Përgjithshëm.

Dhe të mendosh se, sikur ta marrësh atë letrën tani dhe ta ulësh Adriatik Llallën përpara, duke e pyetur për çdo paragraf, kam frikë se jo vetëm që nuk do ta riprodhojë, por dhe mund të hutohet, nëse e ka shkruar ai apo jo atë letër.

Le të shikojmë disa fakte.

Në fillim të letrës, në më shumë se një faqe, ish kryeprokurori i përshkruan Departamentit të Shtetit, përbërjen e Komisionit të Lartë të Reformës duke përgojuar dhe ekspertë të lartë, të njohur në Shqipëri, si njerëz të “Soros”. Në fakt, asnjë prej tyre nuk mund të quhet njeri i Sorosit, as në aspektin formal, pasi Aurela Anastasi ka gjithë jetën pedagoge në Universitetin e Tiranës, Kristaq Traja gjyqtar në Strazburg dhe Sokol Sadushi në Gjykatën e Lartë. Por etiketimi si të “Soros”-it, bëhet pasi në vitin 2017 opozita e kishte në modë etiketimin si të “Sorosit”, pasi kishin dëgjuar që ky Soros është armik i Trumpit dhe kjo mund të bënte punë. Ndërkohë ky tipi që firmos është Prokuror i Përgjithshëm dhe në vend të hetojë krimin në Shqipëri, heton seminaret ku ka pirë “Fanta” Aurela Anastasi, me dieta nga Fondacioni Soros.

Pastaj më poshtë, ish Prokurori i Përgjithshëm merret me një protestë të Shoqërisë Civile që ai e etiketon si të “Sorosit”, kundër atyre që pengonin reformën në drejtësi dhe u referohet prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dhe aty fajëson ambasadorin Lu që i ka mbështetur, duke u futur mes tyre me pankarta në dorë.

Detajet tregojnë se ish Prokurori i Përgjithshëm, ka fiksuar dhe vendin ku ka qenë zoti Lu në këtë protestë, një vemendje kjo tepër e madhe për një diplomat nga një ish Kryeprokuror, i cili ka pasur detyrë të hetonte krimin dhe korrupsionin në vend dhe nuk e bënte.

Më pas vazhdon me takimin e tij me ambasadorin Lu dhe ka shpikur kërkesën e tij për arrestimin e Ilir Metës. Qetësia me të cilën e ka bërë këtë gënjeshtër pa asnjë provë, duke e paraqitur ambasadorin Lu, si një “gangster” që nuk i dhimbsej stabiliteti i Shqipërisë, e cila mund të merrte flakë po të arrestohej Ilir Meta, është mbresëlënse. Fjalitë e rrumbullakosura me dy kuptime që ai citon ambasadorin, janë aq të vështira për leksikun e Adriatik Llallës, sa sikur ta lësh një muaj të bëj prova ta lexojë atë letër dhe ti thuash: “ma thuaj çfarë the”, ai nuk e bën dot.

E vërteta është se ambasadori Lu i ka kërkuar që Llalla ti dorëzonte një kopje të dosjes së skandalit “CEZ/DIA”, Departamentit të Drejtësisë së SHBA dhe Llalla ka refuzuar nën arsyetimin se “aty preken emra të rëndësishëm si Meta e Berisha dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë”. Këtu është ndërprerë filmi i tij me SHBA, por që ai po tenton ta tregojë ndryshe historinë. Aq ndryshe sa dhe vetë zor se e kupton si e kanë treguar në emër të tij, në atë letër.

Me të njëjtën gjuhë ai flet për ambasadorin Lu si “sekser”  gjyqesh pro “Bankers Petrolium”, pa dhënë asnjë fakt, dhe implikon vetëveten në një histori, që e paraqet si një krim, që ai nuk e ka denoncuar. Por ngaqë është trillim, ai e tregon si të dëgjuar nga shtypi.

Edhe më qesharake është ankesa  e tij pse i është refuzuar viza për në SHBA atij dhe familjes së tij, pas lindjes së fëmijës së tretë në 31 dhjetor 2016 në SHBA. Po ashtu flet se si ambasadori Lu i ka kërcënuar prokurorët dhe gjyqtarët e tjerë, duke ju hequr vizat për SHBA vetëm se ata ishin kundër reformës në drejtësi. Ajo që të bën përshtypje në letrën e Llallës, është se ai i shkruan Departamentit të Shtetit, nën bindjen që ekzistonte tek militantë të PD apo LSI, që SHBA është kundër reformës në drjetësi dhe se atë po e  bënte Lu me kokë të tij. Kjo kuptohet lehtë kur ti shikon se ai është krenar me prokurorët dhe gjyqtarët që ishin kundër reformës dhe i paraqet ata si heronj të persekutuar nga një ambasador, që donte deomos një reformë “për vete”. Të njëjtin mendim ka dhe për disa politikanë që morën lajmërime zyrtare se do të ketë qëndrim nga SHBA nëse nuk votojnë refomën. Pra në mendjen e tij, ish Kryeprokurori,  i di ata heronj, që i ka poshtëruar Donald Lu dhe i ankohet Departamentit të Shtetit për këtë gjë.

Edhe më politike është përmbajtja e letrës ku ish Kryeprokurori flet për drogën në Shqipëri, për të cilën akuzon më shumë ambasadorin Lu se sa Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit që nuk ka kapur kultivuesit e hashashit. Ai e paraqet historinë e drogës në Shqipëri si një histori të Donald Lu, i cili sipas tij paska thënë se “për SHBA nuk është problem droge”, dhe se ai nuk ka folur kurrë kundër saj. Madje, për këtë citon dhe një analist pa emër të opozitës. Edhe pse vetë ishte personi kryepërgjegjës që duhej të luftonte krimin dhe drogën në Shqipëri, ai duket se e ka pasur mendjen më shumë se çfarë ka bërë Donald Lu se sa çfarë ka bërë Kuliçi që binte drogë nga Kolumbia apo ata që mbillnin në Vlorë Tepelenë, Krujë e gjetkë.

Nëse do ta  lexosh këtë letër, ti do të kuptosh se ne kemi pasur Kryeprokuror një udhëheqës të vemendshëm politik të opozitës, i cili gjithë kohën ka qenë i zënë, duke qëmtuar zhvillime që të ndërtojë një teori politike. Nuk do të ishte keq që Adriatik Llalla ta kuptonte atë letër që ka firmosur. Do të ishte arritje intelektuale për të. Problemi i tij është se ai as atë letër nuk arrin të kuptojë, si shumë gjëra të tjera. Ai provoi se është thjeshtë një kukull e dorëzuar në duart e Sali Berishës dhe Ilir Mëtës, me lejen që të bëjë ndonjë lek dhe pasuri dhe të bëjë ndonjë shërbim politik ndaj tyre. Gjithçka ua ka bërë siç ja kanë kërkuar. Në fund u ka firmosur dhe këtë letër, që dhe nëse rri dhjetë vjet në burg, po ta lexojë përditë s’ka për të mësuar dot përmendësh. Është historia më e dhimbshme e keqpërdorimit të një prokurori nga politika në Shqipëri, që nga diktatura komuniste.

Lexojeni këtë letër dhe faljani për një moment Adriatik Llallës korrupsionin, tokat e blera nga kriminelë, pastrimin e parave, jetën luksoze dhe gjithçka tjetër. Lexojeni për të kuptuar çfarë kamikazi politik ka pasur në krye Prokuroria. Një Kryeprokuror që nuk e ka kuptuar as çfarë ka firmosur në atë letër. Se po qe se betohet që e kupton, do të ishte provë e mjaftueshme për ta shkarkuar edhe sikur të ishte i ndershëm./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Γιαννης: 13/04/2018 18:36

    Në atë letër ka përbledhur punt e tija që kan bër buje në kët 7 vjeçar si prekuror i përgjithëshme

    Përgjigju
  • konjak: 12/04/2018 21:54

    jeni ekstra mashtrues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës