NewYork/AP/ATSH/ - Kantautori Bob Dilan ka deklaruar për një revistë se do të ishte bërë mësues nëse s'do kishte shansin të ishte bërë muzikant.
Dilan (73 vjeçar) në një intervistë, që do botohet në dy numra në revistën "AARP" në javën e fundit të shkurtit dhe fillimin e marsit, deklaroi se: "Nëse unë do ta filloja çdo gjë prej fillimi do të bëhesha mësues" dhe shtoi se "patjetër" do u mësonte studentëve historinë e Romës apo atë të teologjisë.
Dilan do të promovojë më 3 shkurt një album të ri "Shadows in the Night" me këngë nga periudha nga vitet 1920 deri më 1960. Midis tyre do të jenë klasiket "Autumn Leaves", "That Lucky Old Sun" dhe "Stay with Me". Këto këngë janë regjistruar edhe nga Frank Sinatra.
Dilan ka thënë se njësoj si Sinatra "ishte i habitur kur i ka dëgjuar këto këngë të drejtuar me një grup prej pesë anëtarësh". Pesëdhjetë mijë lexuesit e revistës "AARP" do të marrin edhe një kopje falas të albumit të ri të Dilanit me revistën.
Me albumin e tij të njohur si "Time Out Of Mind" (1997), Dilan mori disa nga vlerësimet më të mirë në karrierën e tij.










