Zarife Hasanaj do të ishte shumë e kënaqur të shihte teksa kolegët e saj të shkruanin mbi rërë mbiemrin e saj si një nëntetarja e cila përfundoi me sukses misionin e saj në Letoni...Por fatkeqësisht Hasanaj nuk mundet ta shohë këtë gjest të kolegëve të saj, pasi një minë i mori jetën para kohe.
Sot, kolegët e saj kanë formuar me trupin e tyre, mbiemrin " Hasanaj" të rënë në krye të detyrës në shenjë nderimi për punën e saj të përkushtuar.
Kolegët shkruajnë me trupin e tyre mbiemrin "Hasanaj"
Ditën e nesërme në orën 12:45 do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetarjes në bazën ajrore në Rinas.
Ministrja Xhaçka ka marrë mesazh ngushëllimi edhe nga homologu i saj letonez, Artis Pabriks, por edhe grup-batalioni i NATO-s si edhe nga atashetë e huaj ushtarakë.