Silikoni kancerogjen? Shqiptaret në
Alarm, Karaj: Jo vend për panik

Silikoni kancerogjen? Shqiptaret në <br />Alarm, Karaj: Jo vend për panik
Alarmi për silikonin kancerogjen ka tronditur edhe një pjesë të femrave shqiptare, që kanë bërë ndërhyrje plastike. Kirurgu i njohur Agim Karaj, në një intervistë për “Shqiptarja.com” na thotë se deri më tani nuk është vërtetuar një lidhje mes silikonit dhe kancerit dhe i qetëson të gjithë femrat shqiptare me faktin se ky lloj materiali nuk është përdorur në vendin tonë.

Doktor, e gjithë Franca është mbërthyer nga alarmi i silikonit kancerogjen, a ka ndonjë të vërtetë në të?
Po flitet vetëm teorikisht, por vërtetësi reale nuk ka. Raste me kancer nga proteza e silikonit edhe në Francë nuk ka. Është vetëm një rast, i cili ka
bërë një limfomë malinje, pra nuk ka bërë kancer gjiri. Kështu që është një rast që edhe nuk e lidh dot me silikonin. Kjo është një kompani PIP, që i prodhon këto proteza dhe akuzohet shumë për dëmet që u ka shkaktuar grave që kanë bërë protezime për rritjen e gjirit, por që nuk ka vërtetësi për kancer.

Po bota mjekësore si ka reaguar?
Anglia nuk e ka përkrahur këtë mendim të Francës se silikoni shkakton kancer. Kështu që edhe ata nuk i kanë ndaluar protezat, por kanë ndaluar protezat e kësaj shoqërie. Edhe qendra më e madhe shkencore në Amerikë nuk e ka përkrahur nismën e qeverisë franceze. Sipas tyre silikoni është një material biologjikisht inaktiv dhe nuk i bën dëm gruas, që të ketë
një lidhje me tumoret. Pra nëmbarë botën shkencore nuk është vërtetuar të ketë lidhje mes silikonit dhe kancerit. Ka më tepër ankesa në Australi për ruptura dhe inflamacione, por jo për kancer, dhe për këtë arsye Franca e ka ndaluar atë.

Nga ekzaminimet që u janë bërë si kanë rezultuar këto proteza?
Në ekzaminimet që u janë bërë protezave të kompanisë PIP është parë që silikoni ka qenë industrial, jo silikon i butë që përdoret për protezat, por një
silikon i varfër, ose siç njihet“cheap silicon”. Kjo ka shkaktuar më tepër inflamacione të gjirit, ka shkaktuar ruptura te gratë.

Çfarë janë rupturat?
Rupturat janë çarje të protezave. Silikoni del në gjoks dhe jep dhimbje të forta dhe temperaturë. Por këto janë efekte që mund të ndodhin në çfarë do lloj silikoni që përdoret. Ndaj pacientet para një ndërhyrjeje të tillë firmosin një dokument, ku marrin parasysh një gjë të tillë.

Si veprohet nëse ndodh një gjë e tillë?
Në këto raste hiqet proteza dhe zëvendësohet me protezë tjetër.

A kanë mbërritur në vendin tonë protezat e kësaj shoqërie?
Kjo kompani ka furnizuar shumë vende, por jo Shqipërinë. Në vendin tone kanë hyrë më tepër protezat e disa kompanive serioze, siç është mentor, sebim dhe inamed. Këto janë proteza të përdorura pothuajse në të gjithë botën. Unë jam ndër kirurgët plastikë ndër të parët që jam marrë me rikonstruksionin e gjoksit dhe protezat që ne përdorim janë nga kompani shumë serioze.

Po ju a jeni kontaktuar nga gra që kanë bërë silicon dhe janë të shqetësuara?
Po! Unë kam bërë shumë raste të tilla, këngëtare që jetojnë në Itali, që janë alarmuar pas rastit të Francës dhe më kanë marrë në telefon.
Është njëra që ia kam bërë gjoksin nr.5, pasi kishte rënë në peshë dhe i ishte zvogëluar. Më mori në telefon shumë e shqetësuar. Kam paciente që janë në Shqipëri, arsimtare, gjyqtare, që kanë rindërtuar gjoksin pasi kanë pasur kancer gjiri. Unë them të gjithave që të mos shqetësohen. Ky lloj silikoni nuk është përdorur në vendin tonë.

Si ka mundësi që ne shpëtuam nga ky lloj silikoni?
Shqipëria nuk ka dhe shumë protezime, dhe e dyta kushtojnë. Ofrohen ata që
kanë lekë. Një rikonstruksion në Shqipëri bën 3-4 mijë euro ndërsa në vendet e BEsë kushton 13 mijë euro.

A ka kërkesa për të bërë silikon?
Po vihet re një rritje, parukiere, gra të martuara, ka vajza që e duan gjoksin e madh. Komplikacioni kryesor i protezimit është kontraktura, ose fenomeni i nxjerrjes. Por kjo I shpjegohet një femre dhe ajo vë firmën në një dokument ku jep konsensusin.

Po ndryshimi i peshës a mund të shoqërohet me komplikacione më vonë?
Jo kjo studiohet, dhe protezat vihen në përputhje me ndryshimet që mund të pësojë trupi.

Pra gratë shqiptare le të rrinë të qeta për silikonin?
Gratë shqiptare le të rrinë të qeta dhe të bëjnë sa më shumë protezime. Komplikacionet e rupturës mund të ndodhin me çdo lloj proteze, ndaj ne marrim konsensusin.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza