‘Silleni si majmunët’! Federata i ‘shkurton gjuhën’ Jose Mourinhos, e dënon me katër ndeshje

‘Silleni si majmunët’! Federata i ‘shkurton gjuhën’ Jose Mourinhos, e dënon me katër ndeshje

Jose Mourinho

Trajneri i Fenerbahces në Turqi, Jose Mourinho është dënuar me katër ndeshje pezullim për shkak të komenteve drejtuar përfaqësuesve të Galatasaray.

Masa ndaj trajnerit të Fenerbahces erdhi pas fjalëve në përfundim të derbit me Galatasaray (0-0), ku portugezi deklaroi se kundërshtarët ‘kërcenin si majmunë’ dhe sulmit verbal ndaj arbitrit të katërt turk.

Trajneri portugez mori dy javë pezullim për akuzën e supozuar për racizëm dhe dy të tjera për atë që i tha gjyqtarit të katërt të ndeshjes, i ftuar 'me dashamirësi' për të marrë shembull nga gjyqtari Vincic, arbitri slloven i caktuar për ndeshjen.

Fenerbahce tashmë po përgatitet të bëjë një apel. Nëse vendimi qëndron, trajneri i tyre do të humbasë ndeshjet kundër Antalyaspor, Samsunspor, Bodrum dhe Trabzonspor.

Galatasaray kryeson në Superligën e Turqisë me 64 pikë, ndërsa Fenerbahce ndjek në vendin e dytë me 58 pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un