Silva Bino fiton betejën me COVID-19, lë Spitalin Infektiv

Silva Bino fiton betejën me COVID-19, lë Spitalin Infektiv

Silva Bino, Përgjegjëse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, është shëruar nga koronavirusi, pas 2 javë beteje me këtë virus.

Pas trajtimit disa ditor në Spitalin Infektiv, Bino ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm dhe ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit e shëruar. Lajmi është dhënë nga ministrja Manastirliu, e cila ka përgëzuar stafin e spitalit COVID1 dhe i ka uruar dr. Binos rikthimin në betejën që vazhdon çdo ditë më virusin COVID-19.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1. Të presim me padurim ”, shkruan Manastirliu

Bino u njoftuar se ishte pozitive më 28 shtator dhe e kontaktuar nga Report Tv, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha se është në gjendje të mirë dhe se e di se ku ka ulur neglizhencën e saj në lidhje me respektimin e masave anti-covid ku mendon se mund të jetë infektuar.

"Jam shumë mirë faleminderit. Unë e di ku kam çeduar në masën e sigurisë. Jam shumë mirë tani", tha Bino

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 10/10/2020 16:24

    Lajm i mire,jo vetem per te respektuaren Silva Bino por per cdo shqiptar qe sherohet dhe kthehet ne shtepi dhe ne jeten normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje