Sylvinho nis nga puna, takime me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave
Silvinjo, takim me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, për djem dhe vajza
Trajneri i ri i Kombëtares, Sylvinho, ka nisur menjëherë nga puna pasi mori zyrtarisht detyrën të hënën. Braziliani së bashku me dy ndihmës-trajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior kanë zhvilluar një takime me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave, për djem dhe vajza.
Në këtë takim ishin të pranishëm trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares U-16, Agron Kërçova, trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo, trajneri i Kombëtares U-19 për vajza, Kreshnik Krepi, trajneri i Kombëtares U-17, për vajza, Agustin Kola si edhe drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta dhe menaxheri Denis Lilo.
Pas prezantimit, trajneri Sylvinho u shpreh optimist për këtë bashkëpunim të ri dhe shfaqi entuziazmin e tij për këtë aventurë të re me Shqipërinë. Braziliani theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares A do të jetë shumë i ngushtë për të përgatitur dhe për të afirmuar sa më shumë lojtarë të talentuar.
Gjithashtu, Sylvinho u njoh edhe me mënyrën e organizimit të gjithë ekipeve të të moshave dhe për programin apo metodologjitë stërvitore që ato aplikojnë gjatë vitit, teksa mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.
Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është i njëjtë, për të afirmuar sa më shumë futbollistë të rinj, por edhe për të marrë sa më shumë rezultate pozitive me të gjitha ekipet kombëtare të moshave. Takime të ngjashme do të jenë periodike në një kohë që stafi i ri teknik përgatitet për nisjen e eliminatoreve të Europianit Gjermani 2024 në muajin mars.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
-
Renditja/ Superliga rikthehet me ndeshjet e para për 2025, spikat 'Klasikja' Vllaznia - Tirana! Dinamo në udhëtim, Partizani në shtëpi
9 Janar, 10:17
-
Merkato e Superligës/ Dinamo merr yllin e Tiranës, Egnatia rikthen Fernandon! AF Elbasani dy goditje, përforcohet Laçi
7 Janar, 13:36
-
1 janar 2025, hyn në fuqi rregulli për të huajt! Nga sot më pak shanse për elementin vendas në futbollin shqiptar
1 Janar, 13:30
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8 luhen më 14 dhe 15 janar 2025
30 Dhjetor 2024, 10:00
-
FIFA bllokon merkaton e Vllaznisë, e pësojnë edhe tre klube të tjera shqiptare
30 Dhjetor 2024, 08:52
-
Superliga rikthehet më 10 janar, zbardhet kalendari i tre javëve të radhës
29 Dhjetor 2024, 21:54
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor 2024, 12:33
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 21:02
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor 2024, 08:42
-
Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore
23 Dhjetor 2024, 11:59