ITALI - Rreth 9 milionë italianë kanë ndjekur emisionin e gazetarit kritik Michele Santoro tek La 7, mbrëmjen e djeshme, ku i ftuar Silvio Berlusconi ka qenë rebeli i diskutimeve të ashpra në studio.

Pyetjes së parë mbi situatën ekonomike në Itali, Berlusconi ka komentuar se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie apo faji për krizën dhe nuk ka harruar të kritikojë qeverinë teknike të Mario Montit.

Nuk ka munguar edhe çështja e Veronikës, ku Berlusconi do t’i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij shumën prej 200 mijë euro në ditë. Berluskoni replikon me gazetarin duke thënë se janë 100 mijë euro pasi unë arsyetoj në lireta. Sërish një tjetër pyetje pikante e Berluskonit për drejtuesit të emisionit: “Santoro jemi te ftuar tek ju apo tek programi humoristik Zelig? Ndërsa Santoro i kundërpërgjigjet: “Ju jeni më shumë Zelig se sa mua...”.

Pas akuzave të gazetarit Marco Travaglio për 20 vjet qetësi dhe çështjet e tij të shumta gjygjësore, Berlusconi ka reaguar menjëhere duke e konsideruar si gjeniun e të keqës. Madje ai tha se kam edhe une një listë drejtuar atij.

Berluskoni fton Travaglion për t’u ngritur nga karriga madje e pastron me një shami dhe ulet duke lexuar një letër e shkruar nga këshilltarët e tij, ku ishin listuar të gjitha çështjet civile dhe penale të gazetarit kritik. Por lista e Berluskonit ka provokuar reagim të ashpër nga Santoro, duke i bërtitur që duhej t’i vije turp dhe duhet t’i japi fund burokracive të kota.

Pas shumë batutash situata tensionohet, bëhet më e nxehtë. Berluskoni i thotë Santoros "nëse ke bërë shkollën e natës" dhe ky i fundit i përgjigjet, qe "shkolla ime dihet, por ajo qe keni mbaruar ju nuk dihet". Në fund të emisionit Santoro humb kontrollin e tij duke bërtitur dhe nuk pranon t’i japë dorën Berluskonit.

I njohur për batutat e tij pikante Berlusconi i ftuari special i programit “Servizio Pubblico” ka dominuar edhe rrjetin social Twitter, me komentet e shumta të ardhura nga teleshikuesit.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)