Simaku: Shpyllëzimet masive rritën
përmasat e përmbytjeve në vend

Shkarkimet voluminoze të ujit në hidrocentralet mbi Kaskadën e lumit Drin nuk janë vetëm pasojë e reshjeve të fundit, por edhe e shpyllëzimit të zonave përreth. Kështu është shprehur dje eksperti i energjetikës Gjergj Simaku, ish-drejtor i Agjencisë së Energjisë në periudhën e qeverisjes së socialistëve.

Sipas tij, të tilla situate, me përmbytje masive për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve, do të përsëriten. KESH-i është detyruar tani vetëm të hapë portat e digave, për të shmangur katastrofat e mundshme. Gjatë ditës së djeshme situate e shkarkimeve është normalizuar, pas ndërprerjes së reshjeve.

Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është 291.22 metra mbi nivelin e detit dhe prurjet 1.300 metra kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është në kuotën e 172.73 metrave dhe prurjet anësore 260 metër kub në sekondë, kurse niveli në liqenin e Vaut të Dejës ishte 74.47 metra dhe prurjet anësore 70 metra kub ujë në sekondë.

KESH raporton se janë ndërprerë shkarkimet nga Komani, ndërkohë që u mbyllën edhe portat e Ulzës e Shkopetit, dy HEC-e që tanimë janë privatizuar.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print)17.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat/ Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në shërbim prove