'Simbol i humbjes së jetës së grave nga dhuna', nismë e veçantë në Durrës, shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe

'Simbol i humbjes së jetës së grave nga dhuna', nismë e veçantë në Durrës, shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe

 

Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre nënave, motrave, vajzave e grave, që humbën jetën nga dhuna e burrave.

Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur me këpucë të kuqe, që janë mbledhur jo vetëm nga gratë e qytetit, por edhe më gjerë. Ato janë simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to.

Me dhjetëra palë këpucë shërbyen sot për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj grave dhe vajzave, që janë simbol i jetës, simbol i vazhdimësisë së njerëzimit. Duke u ndalur tek fakti që qarku i Durrësit, sipas të dhënave të INSTAT, ka numrin më të lartë të grave të dhunuara, regjisorja e teatrit Driada Dervishi theksoi gjatë fjalës së saj se simbolika e aktivitetit të sotëm është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithëve për këto fakte tronditëse.

Ndërsa aktorja Adelina Muça u bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të ngrejnë zërin e tyre, të denoncojnë rastet e dhunës, sepse nuk do të jenë asnjëherë vetëm. Ngritja e zërit mund të parandalojë raste të tjera dhune në familje dhe shoqëri, mund të frenojë vrasjen e një tjetër gruaje.

Këtë 8 Mars, nisma "Këpucët e kuqe" vjen për herë të parë në Durrës. Që prej vitit 2009, këpucët e kuqe të Elina Chauvet, artistes meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje, kanë shëtitur botën. Prej më shumë se njê dekade “Këpucët e kuqe” vijnë si simbol i humbjes së grave nga dhuna.

Sot në mbrëmje, në orën 19.00 vijnë premierë në faqen në Facebook të teatrit “Aleksandër Moisiu” 8 histori të vërteta të 8 grave" që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje. Aktore të njohura si Anisa Markanian. Monika Lubonja, Suela Bako, Andia Xhunga, Adelina Muça etj sjellin këto histori dhimbjeje.


Lajmi kryesor:

8 marsi 'hap qepenët' e dyqaneve të luleve! Në Elbasan suprizohen mjeket e pavionit COVID, nisma e veçantë me këpucë të kuqe në Durrës


Ora 13:24
'Simbol i humbjes së jetës së grave nga dhuna', nismë e veçantë në Durrës, shkallët e galerisë mbushen me këpucë të kuqe
  • /r.k./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë