Ky 8 mars e ka gjetur vendin ndryshe nga çdo vit përballë një situate të vështirë të krijuar prej COVID.
Por pavarëssht kësaj fëmijët, kanë vrapuar me lule në duar drejt nënave, motrave dhe gjysheve. Kjo festë ka "hapur dhe qepenët" e dyqaneve të luleve, të cilët kanë qenë ndër më të prekurit në këtë situatë pandemie. Fëmijët dhe bashkëshortët në Tiranë siç shihen në këto foto janë drejtuar për te dyqanet e luleve për të suprizuar nënat dhe bashkëshortet e tyre.
Në Elbasan dhurohen trandafila të kuq për nënat të cilat janë infermiere dhe mjeke por dhe sanitare të pavionit te COVID. Këto lule janë dhuruar nga Drejtoresha e spitalit Desantila Tahiraj. Një nismë e veçantë është zhvilluar dhe në Durrës, nga teatri “Aleksandër Moisiu”, me një tribut ndaj të gjithë atyre nënave, motrave, vajzave e grave, që humbën jetën nga dhuna e burrave.
Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur me këpucë të kuqe, që janë mbledhur jo vetëm nga gratë e qytetit, por edhe më gjerë. Ato janë simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to. Me dhjetëra palë këpucë shërbyen sot për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj grave dhe vajzave, që janë simbol i jetës, simbol i vazhdimësisë së njerëzimit.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të urojë të gjitha punonjëset e sistemit shëndetësor në vend nga spitali COVID-2, “Shefqet Ndroqi”. Mjeket dhe infermieret janë kolonat e sistemit shëndetësor tha Manastirliu.
“Sistemi ynë shëndetësor përbëhet nga 60% gra. Gratë janë kolona që mbajnë sistemin tonë shëndetësor. Janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në shëndetësi, në vijën e parë dhe në prapravijë. Zgjodha për të qenë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku 311 gra punojnë dhe luftojnë çdo ditë me të keqen, kundër armikut të padukshëm dhe japin më të mirën nga vetja për t’i shërbyer tjetrit”, tha Manastirliu.
Duke shprehur mirënjohjen për gratë dhe vajzat në sistemin shëndetësor, Manastirliu tha se brenda javës përfundon vaksinimi i personelit shëndetësor.
Ky 8 mars i ka gjetur dyqznet e luleve plot. Të gjithë kanë shkuar të marrin lule për heroinat e tyre. Fëmijët dhe bashkëshortët siç shihen në këto foto janë drejtuar për te dyqanet e luleve për të suprizuar nënat dhe bashkëshortet e tyre.
Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre nënave, motrave, vajzave e grave, që humbën jetën nga dhuna e burrave.
Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur me këpucë të kuqe, që janë mbledhur jo vetëm nga gratë e qytetit, por edhe më gjerë. Ato janë simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to.
Me dhjetëra palë këpucë shërbyen sot për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj grave dhe vajzave, që janë simbol i jetës, simbol i vazhdimësisë së njerëzimit. Duke u ndalur tek fakti që qarku i Durrësit, sipas të dhënave të INSTAT, ka numrin më të lartë të grave të dhunuara, regjisorja e teatrit Driada Dervishi theksoi gjatë fjalës së saj se simbolika e aktivitetit të sotëm është pikërisht ndërgjegjësimi i të gjithëve për këto fakte tronditëse.
Ndërsa aktorja Adelina Muça u bëri apel të gjitha grave dhe vajzave të ngrejnë zërin e tyre, të denoncojnë rastet e dhunës, sepse nuk do të jenë asnjëherë vetëm. Ngritja e zërit mund të parandalojë raste të tjera dhune në familje dhe shoqëri, mund të frenojë vrasjen e një tjetër gruaje.
Këtë 8 Mars, nisma "Këpucët e kuqe" vjen për herë të parë në Durrës. Që prej vitit 2009, këpucët e kuqe të Elina Chauvet, artistes meksikane që humbi motrën si pasojë e dhunës në familje, kanë shëtitur botën. Prej më shumë se njê dekade “Këpucët e kuqe” vijnë si simbol i humbjes së grave nga dhuna.
Sot në mbrëmje, në orën 19.00 vijnë premierë në faqen në Facebook të teatrit “Aleksandër Moisiu” 8 histori të vërteta të 8 grave" që kanë pësuar ose kanë humbur jetën si pasojë e dhunës në familje. Aktore të njohura si Anisa Markanian. Monika Lubonja, Suela Bako, Andia Xhunga, Adelina Muça etj sjellin këto histori dhimbjeje.