Diego Simeone ka këshilluar rivalët e Realit të Madridit që të mos e largojnë trajnerin italian në përfundim të edicionit edhe pse nuk fitoi asgjë, pasi ka krijuar një klimë pozitive duke bashkuar grupin në një kohë të shkurtër. “Carlo Ancelotti është një trajner i madh, i cili di ta menaxhojë shumë mirë grupin e lojtarëve. Nëse te Reali do ta lënë të largohet do të humbasin një pjesë të rëndësishme të grupit që ai formoi”deklaroi ai.
Të dielën Atletiko Madrid pret Barcelonën në një sfidë që do të përcillet me shumë interes nga Reali, pasi kampionët në fuqi do ë dorëzojnë kurorën. “Nga Barcelona më shqetëson vetëm fakti që është një ekip shumë i mirë. Ka shumë gjëra në lidhje me ta për të cilat është më mirë të mos flas. Ndaj tyre ne nuk duhet të mendojmë duhet vetëm të luajmë në cdo minutë sikur të ishte e fundit”theksoi tekniku.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com