
Njoftim Punësimi
Simmons Edeco Limited, dega në Shqipëri është një kompani prestigjioze me qendër në Kanada që operon në sektorin e shpimit dhe mirëmbajtjes së puseve të naftës e njohur për teknologjinë që përdor dhe nivelin e lartë të kompetences dhe përkushtimit të punonjësve.
Kompania ka një pozicion të lirë pune për Koordinatore Finance.
Ne mirëpresim kandidatët që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi në Anglisht dhe Shqip (të folur dhe shkruar).
- Diplomë Universiteti (në degët Financë apo të ngjashme).
- Njohuri të praktikave, principeve dhe ligjeve të kontabilitetit.
- Njohuri të mira mbi funksionimin e llogarive; minimumi tre vjet eksperiencë pune me llogaritë e pagueshme dhe kontabilitetin e përgjithshëm.
- Eksperiencë në procesimin e pagesave në monedha të ndryshme.
- E/i kujdesshëm(e) për detajet dhe e/i aftë të respektojë afatet.
- Aftësi ndërpersonale dhe për të punuar në skuadër
- Shumë e/i organizuar dhe me njohuri të mira të kompjuterit (programe të kontabilitetit si Alpha, Financë 5, SAP, NAV etj.)
- Integritet, aftësi për të trajtuar çështje konfidenciale dhe fleksibilitet
Ne ofrojmë:
- Një ambient pune stimulues, skuadër kolegësh të motivuar dhe shpërblim konkurrues.
- 5 ditë pune në javë pranë zyrës sonë në Fier.
Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa janë të ftuar të aplikojnë duke nisur në ANGLISHT kërkesën dhe CV-në e tyre me postë në adresën:
Simmons Edeco Limited,
Kutia Postare 607, Fier
deri në datën 16 Prill 2014.
Aplikimet në shqip dhe ato të nisura pas kësaj date apo për pozicione të ndryshme nga ky, nuk do të konsiderohen.












