njoftimi
Njoftim Punësimi
 
Simmons Edeco Limited, dega në Shqipëri është një kompani prestigjioze me qendër në Kanada që operon në sektorin e shpimit dhe mirëmbajtjes së puseve të naftës e njohur për teknologjinë që përdor dhe nivelin e lartë të kompetencës dhe përkushtimit të punonjësve.
 
Kompania ka një pozicion të lirë pune për Manaxher/e Kontabiliteti.
 
Ne mirëpresim kandidatët që plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në Anglisht dhe Shqip (të folur dhe shkruar).
  • Diplomë Universiteti në degën Financë.
  • Eksperiencë në Kontabilitet, Supervizim, Administrim shpërblimesh, Audit, Procese manaxheriale, Manaxhim Cilësie, Raportim rezultatesh kërkimore, Financë Korporatash, hartim Buxheti.
  • E/i kujdesshëm(e) për detajet dhe aftësi të përgjithshme  matematike.
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe për të punuar në skuadër.
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në Financë (eksperienca me Taksat konsiderohet avantazh).
  • Shumë e/i organizuar dhe me njohuri të avancuara të kompjuterit (programe të kontabilitetit si Alpha, Financë 5, SAP, MS Navision etj.) përfshi paketën paketën MS Office dhe njohuri të avancuara të Excel (përfshi tabelat pivot).
  • Integritet, aftësi për të trajtuar çështje konfidenciale dhe fleksibilitet
 
Ne ofrojmë:
  • Një ambient pune stimulues, skuadër kolegësh të motivuar dhe shpërblim konkurrues.
  • 5 ditë pune në javë pranë zyrës sonë në Fier.
 
Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa janë të ftuar të aplikojnë duke nisur në ANGLISHT kërkesën dhe CV-në e tyre me postë në adresën:
 
Simmons Edeco Limited,
Kutia Postare 607, Fier
 
deri në datën 16 Prill 2014.
Aplikimet në shqip dhe ato të nisura pas kësaj date apo për pozicione të ndryshme nga ky, nuk do të konsiderohen.