Producenti i njohur anglez Simon Cowell është shprehur se do të dëshironte të kishte një fëmijë.
Anëtari mjaft popullor i jurisë së “Britain’s Got Talent”, i cili vetëm para pak ditësh deklaroi se do të kthehej në këtë panel pas një kohe të gjatë mungese, ka shprehur për mediat e huaja se do të donte një vajzë.

Por këtë gjë do ta bënte vetëm në momentin që do të kishte një lidhje të qëndrueshme me një femër.

53 vjeari vitin e kaluar ndërpreu marrëdhënien me ish-partneren e tij Mezhgan Hussainy dhe që prej asaj kohe nuk ka krijuar një lidhje të qëndrueshme, ndërkohë që ka pasur shumë aventura me femra të Hollywood-it, përfshirë dhe modelen 40 vjeçare Carmen Electra.

Por si duket kolegët e tij mendojnë se Simon e meriton të ketë një fëmijë, pasi ai është mjaft i dashur dhe i kujdesshëm me ta.
Këtë e ka pohuar dhe kolegia e tij në jurinë e “BGT”, Amanda Holden.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com