Producenti anglez Simon Cowell ka deklaruar se ai do të kthehet në panelin e “X-Factor”, pas mungesës prej dy vitesh në jurinë e këtij spektakli.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Cowell në një intervistë të dhënë për revistën e përjavshme “Hello!magazine”.

simon

Cowell ka qenë një prej anëtarëve të jurisë së versionit amerikan të “X-Factor” dhe gëzon një popullaritet të madh.

Sipas mediave të huaja interesi për këtë event të muzikës vitin e kaluar pati një rënie të madhe dhe producentët janë munduar për të gjetur mënyrat e duhura për të tërhequr përsëri interesin e audiencës.

simon

Cowell e ka cilësuar këtë format si fëmijën e tij dhe ka thënë se i ka munguar shumë.

“Unë definitivisht do të jem pjesë e jurisë së këtij spektakli dhe do të përfshihem më shumë. Unë nuk po gënjej por më ka munguar shumë ky spektakël këto dy vitet e fundit si të ishte fëmija im”:- është shprehur Simon.

(b.t/shqiptarja.com)