Simone i DWS lançon klipin, Agnesa Vuthaj e ftuara speciale

Simone i DWS lançon klipin, Agnesa Vuthaj e ftuara speciale
Balerini i italian i spektaklit "Dancing With the Stars", Simone, ka promovuar klipin e tij “Pa kufij”.

Kjo është një këngë që është punuar në studion e Threedot’s Production dhe pikërisht nga kompozitori, Kledi Bahiti.

Ndonëse nuk është këngëtar Simone të lë përshtypjen e një këngëtari profesionist , teksa këndon dhe kërcen.

Kënga është në shqip ndërsa koreografia e saj, është realizuar nga vet balerini italian.

Në promovimin e klipit të tij u vu re, edhe pjesëmarrja e Miss Kosova Agnesa Vuthaj, të cilën balerini e ka mbështetur gjatë DWS.

Bukuroshja kosovare ka qenë e shoqëruar nga një grup miqsh dhe duket se është argëtuar në festën e kolegut të saj. Ajo udhëtoi posaçërisht për Simonen nga Kosova dhe u largua po atë natë për në Prishtinë.

Kohë më parë mediat aluduan se kishte patur një histori dashurie mes tyre, por në fakt mes tyre nuk pati asgjë më shumë se një raport miqësor. Të pranishëm në këtë event ishte edhe bashkëpuntorja e tij, Olta Ahmetaj shoqëruar nga i fejuari i saj Fabiani, si edhe shumë kolegë gazetarë.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë