TIRANE - Edhe pse kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka vendosur ta kalojë festën e 49-vjetorit në heshtje, simpatizantët kanë dashur ta bëjnë pak më publike. Mbështetësit dhe simpatizantët e tij i kanë dhuruar atij një foto urimi të cilën e kanë shpërndarë në rrjetet sociale si mënyrë për t’i shprehur urimet për ditëlindje. Në faqen zyrtare në Facebook, Rama ka marrë qindra urime.

“Duket 4 Korriku është dita e mrekullive. Në këtë datë të shënuar iu dha Pavarësia ShBA-ve dhe sot ajo feston përvjetorin e 237. Gjithashtu sot është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët duke qenë se sot feston ditëlindjen kryeministri ynë Z.Edi Rama Duke i uruar fatin dhe sukseset e këtij shteti të madh të bashkuar në qeverisjen e vendit tonë ,i uroj gëzuar ditëlindjen nga zemra ! Edhe 100 vite të lumtura !!!”, uron njëra prej simpatizantëve.
Keti Bazhdari i përcjell kryetarit në Facebook urimet e shkodranëve. “Shumë urime nga qytetaret e Shkodrës për njeriun që do transformoje në realitet ëndrrat e gjithë shqiptarëve! Gëzuar ditëlindjen Edi Rama!”, shkruan Bazhdari.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com