Kavaja u fitua nga koalicioni Bashkë Fitojmë me përmbysje të rezultatit, por socialistët humbjen e Redian Kralit e kanë pritur me trishtim. Pas publikimit të rezultatit mbrëmjen e kaluar ata kanë shpërthyer në lot, ndërsa janë takuar me Kralin me përqafime. Një simpatizante thotë se Krali ishte një njeri me zemër të madhe që ka ndihmuar gjithkënd.
Sipas saj me marrjen e bashkisë në duart e Fisnik Qosjes, Kavaja do të fundoset.
“Ishte i drejtë e kishte zemrën e madhe, ka ndihmuar gjithkënd. Zoti ka për ti gjykuar. Je njeri i ndershëm i ke gjithë të mirat. Është njeri me zemër të madhe. Kavaja do fundoset nuk ecën më përpara. Medet për këtë popull që do i drejtojnë njerëz pa vlera. Turp të ketë populli i Kavajës që votoi për ata njerëz”- shprehet një simpatizantë e kandidatit socialist.
Kraja pranoi humbjen, madje ai tregoi edhe një gjest qytetarie duke u përqafuar me kundërshtarin e tij në këtë garë Fisnik Qosen, por edhe deputetin demokrat Ervin Salianjin.
“Unë kam fituar miq të mirë shumë, jeta vazhdon. Ky është vendimi i bashkëqytetarëve. Realisht kam fitu shumë shokë”– u shpreh ai.
Në bashkinë e Kavajës, fitues është shpallur kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja i cili arriti të përmbyste rezultatin falë votave në kutitë e fundit të mbetura për t’u numëruar. Redjan Krali i PS mori 48.11% të votave ndërsa Fisnik Qosja i BF 51.89%.
Rasti i Kavajes mendoj qe eshte shume interesant ne hist.shqiptare te zgjedhjeve,po konturohet gjithemone e me shume si elektorat me te vertete /gri/.Ndryshe nga disa zona te tjera ku preferencat nuk ndryshojne,ose ndryshojne shume rralle per arsye specifike,ky qytet ka shkuar majtas e djathtas me shpesh se nje lavjeres ore.Nuk e di ne se ka raste te tjera kaq te dukshme ne vend,por nje gje eshte e qarte,ne zgjedhjet e ardhshme dueli partiak per te fituar zemren e Kavajes,do te jete shume i forte.
PërgjigjuKudo qe shkon mafiozi Babale Salianji i permbys rezultatet ne favor te tij, edhe ne gjykatat e Shqiperise.
PërgjigjuKAVAJA ZGJODHI BF( BASHKE FUNDOSEMI), DMTH ZGJODHI KRIMIN, HAJNINE,DALLAVEREN, MASKARALLEKUN,RREMPALLEN ETJ. TURP. TURP .TURP. SHPRESOJ QE TA KUPTOJNE SHPEJT SE CFARE IDIOTOZMI KANE BERE
PërgjigjuKAVAJASIT DO TA KUPTOJNE SHUME SHPEJT SA MBRAPA DO TE SHKOJNE....DAVA BUDALLENJSH
PërgjigjuRri i qetë se kur ta kuptoni që ne kemi dinjitet do jetë vonë. Vin rroshit ia dhamë se ato te pd nuk po pyesnin më për popull. E njëjta gjë me këta te PS kësaj rradhe. S'kemi qenë kukulla me Enverin jo me sot me Edin e Salen.
Do jet shum von atehere. Realisht gjynah se e pan ndryshimin sapo e mori roshi para disa vitesh.
medet medet ku jemi katandis, te qash se nuk fitoi partia jote ! Mortjaaaaaaaaaaaaaaaa ty edhe gjithe atyre qe qajne e qurraviten per partite !
Përgjigju