Simpozium në Vlorë, Peza: Nermin Vlora vërtetoi se gjuha jonë rrjedh nga gjuha ilire

Simpoziumi i V-të ndërkombëtar “Lashtësia historike e popullit shqiptar dhe gjuhës shqipe” u zhvillua sot në bibliotekën “Shefqet Musaraj” në Vlorë.

Historianë, studiues të gjuhës shqipe edhe arkeologë nga Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Europa kanë diskutuar për vjetërsinë e gjuhës shqipe. Diskutimet u fokusuan tek faktimi i lidhjes së pellazgëve të lashtë me ilirët dhe shqiptarët e sotëm. Profesor Luftulla Peza flet për kontributin e Nermin Vlorës në gjuhën shqipe 

Vlora ka lindur edhe njerëz të tjerë të shquar. Nermin Vlora lindi dhe kaloi në Vlorë, për të vijuar në Tiranë edhe Romë, pa harruar asnjëherë vendlindjen e vet. Kjo dijetare e madhe qe e para në histori, që vërtetoi shkencërisht se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha ilire edhe përgatiti dokumentet bazë për këtë. Është në ndër të Bashkisë që të ngrejë Institutin Nermin Vlora në Vlorë. 

Profesor. dr. Luftulla Peza

 

Sa shumë peshë edhe sa shumë vlerë mendojmë që të gjithë ne që jemi këtu, por jo vetëm, për vlerën edhe peshën që ka gjuha shqipe, si mjeti më i rëndësishëm në identifikim tonë kombëtar. nëse në këtë rreke-ekje të vazhdueshme që kemi pasur ndër vite edhe që vazhdon ende, duket sikur kjo nuk do të përfundojë, edhe në fakt kështu duhet, për të kuptuar se çfarë vlere kemi ne si komb, çfarë vlere kemi ne në histroinë tonë dhe çfarë vlere ka shqipja për ne. 

Vilma Bello, pedagoge e gjuhës shqipe

 

Në këtë simpozium nuk mungoi as kryetari i Bashkisë Dritan Leli, i cili e konsideroi pozitiv këtë aktivitet, që po zhvillohet në qytetin e Vlorës.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë