Simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D, ushqimet ku gjendet

Simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D, ushqimet ku gjendet

Ushqimet ku gjendet Vitamina D

Sipas ekspertëve një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D. Dhe kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm.

Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit. Shumë njerëz anashkalojnë një nga shenjat që treguese të mungesës së kësaj lënde ushqyese.

Kjo sepse disa simptoma të mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetsore. Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi.

Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Si të merrni më shumë vitaminë D nëse keni mungesë të saj?

Një mënyrë për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor. Ushqime të caktuara si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese.

Po ashtu edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë. Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mos merrni suplemente të vitaminës D, pa këshillën e mjekut. Ata shpjegojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për ju sepse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë.

Pra ajo mund të ruhet në trup në vend që të veprojë si një vitaminë e treshme në ujë, duke shkaktuar helmim.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian

SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha: S’pranojmë drejtësi politike, do e reformojmë me Venecian