TIRANE- Kreu i Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj është një nga kandidatët që ka shprehur dëshirën për të qenë kandidat për në Gjykatën e Lartë.
Pas ndryshimit të ligjit për Gjykatën e Lartë, Presidenti i Republikës kishte lënë afat deri javën e ardhshme për të dorëzuar dosjen e dokumentacionit për personat që pretendojnë të fitojnë një vend, në këtë institucion.
Pas emërimit të tre anëtarëve të rinj, pak kohë më parë, pritet t'i shtohen këtij institucioni edhe dy anëtarë të tjerë.
Njëri nga personat që ka dorëzuar dosjen e dokumenteve dhe pretendon të zgjidhet si njëri prej këtyre anëtarëve, është edhe Sinan Tafaj, avokat me eksperiencë në fushën e të drejtave të njeriut. Ndërkohë që sot kreu i shtetit pritet që të zhvillojë takime me krerët e grupeve parlamentare në lidhje me propozimin e kryetarit të Gjykatës Kushteyuese.
Shkrimi u publikua sot (08.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com